Alibeaj kërkon të hapet debati në Kuvend për ndryshimet në qeveri dhe dosjen e Ilir Metës: Më thirrët e pataksur dje, s'mund të na hiqni të drejtën e fjalës

 

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që të hapet debati në parlament duke qenë se flitet për ndryshimet në qeveri.

“Ka tre ditë që të kam paraqitur një kërkesë që seanca e sotme të zhvillohet me debat. Ju jeni aty për të zbatuar Kushtetutën e Shqipërisë. Duhet të vini në jetë të drejtën e deputetëve të parlamentit për folur. Ministrat nuk janë lojtarë të një ekipi të basketbollit, hiq një mbrojtës dhe vendos një sulmues. Jo këto qeverisin vendin, ne duhet të debatojmë për çfarë arsyesh po shkarkohen, ku po ikin ata që kanë nisur rrugën për tu shkarkuar, që u qoftë udha e mbarë për ku janë nisur”, tha Alibeaj.

Ndër të tjera, Alibeaj përmendi edhe takimin e djeshëm me kryetaren e Kuvendit për dosjen ku rezultonte se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit duke thënë se duhet diskutuar edhe për atë çështje.

“Më thirre dje e pataksur po më tregoje për një kërkesë nga autoriteti i dosjeve. Po është e rëndësishme që ta diskutojmë dhe atë çështje. Por ne duhet të diskutojmë kontrollonin e punës së qeverisë dhe ju s’mund të na hiqni të drejtën për të folur. Qeveria nuk është private. Të drejtën e fjalës duhet t’ja jepni deputetëve. Është  e drejta elementare e parlamentarizmit. Parlamenti nuk është privat”, tha Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Miratohen ndryshimet në qeveri, Balluku si zv.kryeministre dhe Dhuka në krye të negociatave me BE! Alibeaj dhe Berisha kërkuan debat, mazhoranca tha jo


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë