TIRANE- Anëtari i Këshillit Kombëtar dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj është shprehur se analiza e zgjedhjeve të 23 qershorit duhet të sjellë dhe dorëheqjet e përgjegjësve të faktuar për humbjen. Sipas tij, një analizë e PD është e domosdoshme për më shumë se kaq.
“Është e domosdoshme që kur një parti politike, e cila ka qenë për tetë vjet në qeverisje del në këtë mënyrë në opozitë, e ka të nevojshme të kuptojë realitetin e ri të shijeve politike në vend. Ka nevojë të kuptojë se cilat ishin mungesat ideologjike në ofertën politike që aplikoi, të kuptojë se cilat janë shtresat sociale, interesat e të cilave duhet të mbrojë e të përfaqësojë, cilat duhet të jenë mekanizmat për të tërhequr pranë vetes edhe kategori të shoqërisë që mund të jenë jo të angazhuara, por jo neglizhente, që duhet të jetë grupi i ri drejtues dhe oferta e re politike”, tha Alibeaj.
Sipas tij këto figura përgjegjëse duhet të kishin dhënë me kohë dorëheqjen nga postet që mbajnë. “Në fakt, sjellja e duhur në këto kushte do të ishte që figura të larta drejtuese të PD, individë që kanë mbajtur pushtet real në parti dhe qeverisje, do të duhej të ishin vetafruar tek dorëheqja siç edhe bëri Berisha, (po ashtu dhe nënkryetari i partisë). Këto figura bëjnë mirë që përjashtojnë përgjegjësinë e Berishës, sepse në të vërtetë, doza të mëdha pushteti faktik i kanë pasur pikërisht ata vetë. Në kushtet kur kanë kaluar kaq kohë nga 23 qershori dhe duke parë edhe sjelljen e tyre gjatë procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri, nuk shpresoj se prej tyre do të gjendet kurajoja për t’i shërbyer të ardhmes së PD nëpërmjet akteve fisnike dhe morale të dorëheqjes”, deklaroi Alibeaj në media.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com