Alibeaj mblodhi kryesinë e grupit parlamentar, Boçi: Përpjekje për përçarje, me Salianjin i propozuam orën 17:00, nuk pranoi

Alibeaj mblodhi kryesinë e grupit parlamentar, Boçi: Përpjekje për përçarje, me Salianjin i propozuam orën 17:00, nuk pranoi

Zv.sekretari i kryesisë së grupit parlamentar, Luçiano Boçi ka reguar pasi Enklelejd Alibeaj mbajti mbledhjen. Boçi thotë se sëbashku me Salianjin i propozuan kryesisë të mblidheshin në orën 17:00 për shkka të angazhimeve që kishin, por sipas tij nuk pranuan. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Boçi shkruan se mbledhja thirret nga nënkryetarët pasi Kryetarit të Grupit, Alibeaj është i shkarkuar nuk ka asnjë tagër.

“Nxitimi për të shpikur një mbledhje të Kryesisë së Grupit Parlamentar dhe për të manipuluar komunikimin politik brenda Grupit Parlamentar, shfaq nxitimin për të ndjekur axhenda personale të paracaktuara. Në mungesë së Kryetarit të Grupit (tashmë i shkarkuar) mbledhja thirret nga nënkryetarët.

Sot u kërkua takim konsultativ, jo mbledhje me Kryesinë e vogël, të cilën unë dhe z. Salianji për shkak të angazhimeve e propozuam në orën 17.00. Por padurimi sipas parimit “unë jam lokomotiva (e shkarkuar) dhe thërras vagonin e parë”, se dua të kap destinacionin, prevaloi mbi qëllimin tonë për normalitet dhe gjithëpërfshirje të grupit parlamentar.

E çuditshme se si ata që janë gati të ulen në çdo kohë me Ballën për të ndjekur Ramën nga pas, nuk paskan durimin të bëjnë takim me përfaqësues të PD-së?! Pra as mbledhje nuk ka pasur dhe as takim konsultativ, përderisa ka nxitim për të vënë mungesa dhe për të krijuar sajesa.

Sepse:

- Kryesia e Grupit Parlamentar përbëhet nga kjo Kryesia e vogël, kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve, nënkryetarët e partisë. Statuti e rregullorja e përcaktojnë qartë.

- Kryesia e vogël nuk merr vendime. Konsulton. Ajo është thjeshtë një pjesë e Kryesisë. Vendimet i takojnë Kryesisë së grupit.

- Kuorumi i supozuar nuk formohet me  të shkarkuar nga funksioni.

Boll me lojën topa-luftash!

Ne kemi kërkuar e do vazhdojmë të arrijmë vendosjen e normalitetit të komunikimit politik brenda grupit.

Çdo përpjekje për të manipuluar rolin e tij dhe për ta përçarë atë për axhenda personale që shkojnë kundër interesit të demokratëve nuk do të pranohet”, shkruan Boçi.


Lajmi kryesor:

Mbledhja e kryesisë së grupit parlamentar para Këshillit Kombëtar të Berishës, 2 vendimet që u morën! Mungon Salianji dhe Boçi: S'e kuptoj këtë nxitim, i shërben atij që u dorëhoq po nuk iku


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin