Alibeaj në Report Tv: ‘Zgjedhorja’ u ngrit me kërkesë të Bashës, Rithemelimi ishte kundër! SPAK po ndëshkon efektivisht qeverinë

TIRANË- Komisionin për Reformën Zgjedhore e kërkoi Partia Demokratike, ndërsa Rithemelimi ishte kundër. Kështu deklaroi në ‘Studio Live’ në Report Tv Enkelejd Alibeaj, bashkëkryetari i komisionit të ‘Zgjedhores’, i cili nënvizoi se ky komision ishte kërkesë e partnerëve ndërkombëtar. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, tha për gazetarin Arbër Hitaj se jemi ende në kohë për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

‘Si përfaqësues si PD-së ne i kemi draftuar janë më së paku në tavolinë e komisionit për Reformën Zgjedhore dhe presim të shohim nëse kanë ide apo qëndrime mbi atë që është e nevojshme. Nuk ka dashur mazhoranca të ngrejë komisionin për Reformën Zgjedhore, ishte PD. Duke qenë së ishte një kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë u kërkuar nga PD të ngrihen dy komisionet. Ai për reformën territoriale administrative dhe komisioni për Reformën Zgjedhore. Këta përfaqësues të Rithemelimit ishin kundër ngritjes së komisionit për Reformën Zgjedhore. Janë zhvilluar disa mbledhje që të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR të rekomandoheshin. Ne paraqitëm një paketë të plotë. Asnjë përfaqësues i Rithemelimit apo opozitave nuk morën pjesë. Por gjithsesi unë mendoj se jemi ende në kohë.’- tha Alibeaj.

Teksa u pyet në lidhje me punën e SPAK, Alibeaj tha se Partia Demokratike do të ketë mbështetje pa asnjë kusht. Deputeti i PD-së shtoi se do të ishim të verbër nëse do të mohonin përpjekjet serioze të SPAK për drejtësi. Alibeaj shtoi se s’ka më mirë sesa të kesh një organ të drejtësisë penale që ndëshkon efektivisht qeverinë.

Duke u ndalur tek vota e emigrantëve, Alibeaj tha se kryeministri Rama shko shkel vendimin e GJK-së e se kjo rrezikon që zgjedhjet parlamentare të shpallen antikueshtueuse.

Nuk është e vërtetë që nuk ka regjistër elektronik, të dhënat mund të merren nga sistemi TIMS. Kemi parashikuar që të paktën 6 muaj më parë në ditës së zgjedhjeve. Çdo shqiptar që ndodhet jashtë Shqipërisë ka të drejtë të shprehë vullnetin pranë KQZ-së dhe aty krijohet regjistri i votuesve të shqiptarëve jashtë territorit. Është një kohë e mjaftueshme. Të votohet me metodë elektronike. Kuptojmë se ku janë shqiptarët. Rama ka dhënë qëndrimin e tij për të mos votuar emigrantët duke shkelur edhe vendimin e GJK-së. Kjo rrezikon edhe që zgjedhjet të shpallen anti-kushtetuese.’- tha Alibeaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:10
‘A jeni të shitur?’ Alibeaj i përgjigjet akuzave të Rithemelimit: Po çoni ujë në mullirin e Ramës

 

Enkelejd Alibeaj i përgjigjet akuzave të grupit të Rithemelimit se janë të shitur të mazhoranca. I ftuar në Report Tv, Alibeaj tha se është Rithemelimi që po çon ujë në mullirin e Edi Ramës duke bllokuar komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Të shitur jemi ne që e kemi thënë se ja cila është oferta jonë që PS nuk e do, apo ata të cilët bëjnë të pamundur zhvillimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, cojnë ujë në mullirin e Ramës. Rama nuk e do, e thotë vetë që nuk e do, por edhe ky pengim për të mos u bërë, fituesi i vetëm është Rama”, tha Alibeaj.

Ora 18:09
Listat e hapura, Alibeaj: Rama dhe një pjesë e opozitës nuk i duan! Kanë frikë të luftojnë

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj u ndal edhe tek propozimet e PD për Reformën Zgjedhore. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Alibeaj thotë se mazhoranca dhe pjesa tjetër e opozitës nuk i duan listat e hapura.

“E kuptoj që ka që skepticizëm nga një pjesë e opozitës, kjo nuk është çështje bashkëdrejtimi, ato teza lista e hapura, Shqipëria një zonë, vota e diasporës, a pranohen apo jo edhe nga përfaqësues e opozitës. Listat e hapura janë një test për këdo, PS edhe për opozitën. Listat e hapura krijojnë një lloj rreziku për secilin nga deputetët, nëse do vijojnë të jenë apo jo. Zgjedhja mes interesit të ruajtjes së karrierës politike individuale.’- tha Alibeaj.

Ora 17:49
‘Duhet të jesh i verbër të mohosh përpjekjet e SPAK’, Alibeaj në Report Tv: Po ndëshkon efektivisht qeverinë

 

Partia Demokratike thotë se do të ketë mbështetje pas asnjë kusht për SPAK. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se do të ishim të verbër nëse do të mohonin përpjekjet serioze të SPAK për drejtësi. Alibeaj tha se s’ka më mirë sesa të kesh një organ të drejtësisë penale që ndëshkon efektivisht qeverinë.

‘SPAK-u ka vendosur në qeli një ish-zv kryeministër, ish ministra, do të ishte i verbër dikush po mos ta pranojë këtë përpjekje serioze që SPAK-ut është duke bërë, do të ishe mohues, qëndrimi i PD-së mbështetje pas asnjë kushti i SPAK. Drejtësia nuk komentohet. Në lojën politike duhet të kesh kujdes. Pasi nëse të bie radha të jesh në funksione qeverisëse heq nga mendja që mund të vjedhësh. Këto 30 vite të shkuara nuk ka ekzistuar SPAK. Ku ka më mirë të kesh një organ të drejtësisë penale që ndëshkon efektivisht qeverinë. Mbështetje pa kushte e SPAK-ut.’- tha Alibeaj.

Ora 17:38
Deputeti i Rithemelimit i bërtiti në Kuvend e i kërkoi të shkojë të foltorja, Alibeaj: Ndjesë në emër të tij! I janë futur një rruge pa krye

 

Seanca plenare u shoqërua me tensione një ditë më parë. Ndërkohë që deputetët e Rithemelimit ndodheshin në foltore, Enkelejd Alibeaj ishte i ulur në vendin e tij. Deputeti i Rithemelimit, Petrit Doda shkoi me nerva pranë Alibeajt, duke i drejtuar gishtin dhe duke i bërtitur.

I pyetur në lidhje me këtë incident në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Aliebaj tha se nuk e ka të qartë se çfarë donte të thoshte e kërkoi ndjesë në emër të tij. Sipas Alibeajt nuk është faji i tij, por i rrugës pa krye që një pjesë e kolegëve të tij kanë zgjedhur.

‘Nuk e kuptova çfarë donte të thoshte. Ndjesë në emër të tij, ka qenë kolegu im. Nuk është faji i tij është faji i diçkaje tjetër një rruge pa krye që një pjesë të kolegëve kanë marrë. Kanë një lloj shmangie ndaj qëndrimit politik që duhet të jetë në shërbim të qytetarëve. Nuk gjykoj askënd. Racional jemi që një mënyrë e të bërit politikë matet me rezultatet që merr. Fjala e opozitës ka humbur ligjet nuk diskutohen. Kjo rrugë e zgjedhur prej këtyre kolegëve nuk ka dhënë asnjë rezultat për opozitën. Janë kaluar të gjitha ligjet. Kolegë të tillë duhen falur, keqardhje.’- tha Alibeaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren