Alibeaj nga Vau i Dejës: Berisha-Meta-Rama fosile politike që kanë marrë peng fatet e shqiptarëve

Nga Vau i Dejës, ku prezantoi kandidaten për kryetare bashkie, Klomentina Drinin, kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka sulmuar klasën politike në vend, konkretisht Berishën, Metën dhe Ramën. Alibeaj u shpreh se për 33 vite këto fosile politike janë ulur këmbëkryq dhe kanë marrë peng fatet e shqiptarëve.

‘Japin e marrin me njëri tjetrin në një aleancë okulte. Njëri që ka rikthyer dhe një herë simptomat e dikurshme të sistemit dikatorial, mungesë shprese, mungesë lirie. Goditje ndaj biznesit. Neveri ndaj të rinjve. Dëbimi ndaj tyre. Mungesa e ligjit. Mungesa e shtetit të së drejtës. Refuzimi, izolimi. E nga ana tjetër një pjesë tjetër. Atë që deri dje ne i konsideronim lider historik, është Sali Berisha. I cili nuk bëri asgjë tjetër, është varka e shpëtimit e këtij sistemi. Ka bërë atë që e ka çuar një pjesë të demokratëve, i ka marrë dhe i ka çuar në sqetullën e Ilir Metajt. Një pazarxhiu politik. E pra miq, vëllezër, motra, prindër. Ky është sistemi sot. Kjo është panorama dhe fotografia bezhë. Kaq e zymtë që Shqipëria sot vuan. Kjo është arsyeja se përse njerëzit ikin, kjo është arsyeja sepse shqiptarët sot jane më të pezmatuar se kurrë.’- tha Alibeaj.

Alibeaj e cilësoi kandidaten e PD-së si burrneshë e cila është e rrethuar nga të gjitha anët nga njerëz që duan t’i marrin frymën jo asaj jo, duan t’i marrin frymën bashkisë së Vaut të Dejës.

‘T’i japim frymëmarrje kësaj bashkie, t’i japim frymëmarrje këtij komuniteti, t’i japim frymëmarrje biznesit, t’i japim frymëmarrje shërbimeve, sepse bashkia nuk është një lopë që mund të shkosh ta mjelësh e ta përdorësh për shantazh, e ta përdorësh për qoka, e ta përdorësh si një mjet për ta mbajtur mbyllur pushtetin dhe për të larguar çdo energji të re që në këtë vend ka dhe ka pamasë. Se shqiptarët, ata të cilët kanë lindur këtu, edhe  në këtë bashki besoj, kur kanë shkuar atje në perëndim kanë bërë hajër.’- tha Alibeaj.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • titi: 02/05/2023 13:56

    o zot imadh ky eshte i mjerr per vete

    Përgjigju
  • Era: 02/05/2023 13:22

    ju do te jeni te humbur ne cdo bashki te vendit dhe kjo nuk diskutohet

    Përgjigju
  • Eni: 02/05/2023 13:20

    po ci ke kto budalliqe qe thua apo kshu te ka msuar luli

    Përgjigju
  • rea: 02/05/2023 12:52

    mos flisni mo se e flliqet veten ne cdo moment ,turpppp

    Përgjigju
  • drita: 02/05/2023 12:52

    aa ju te shkretet kot lodheni fitoren e ka te sigurt socialistja se vetm po punon per vendin dhe tani qe eshte fushata,ju spo beni gje

    Përgjigju
  • Eno: 02/05/2023 12:21

    Ti je me rend se ate te dy o shok po ik rri ne shpi se ske per te fitu gjo

    Përgjigju
  • titi: 02/05/2023 11:53

    po po saliu me liken na kan zon tv 24 ore flasin prrallojn per vendin tone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion