Alibeaj nxjerr videon: Rama po mobilizon krimin dhe ‘non-gratat’ për të fituar zgjedhjet e 6 marsit

Alibeaj nxjerr videon: Rama po mobilizon krimin dhe ‘non-gratat’ për të fituar zgjedhjet e 6 marsit

Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj thotë se Edi Rama po mobilizon sërish krimin dhe ‘non gratat’ që të vjedhir zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Teksa ka publikuar një video të kandidatëve të PS-së të zgjedhjeve të kaluara, të cilët janë përjashtuar për shkak të dekriminalizimit, Alibeaj thotë se PD është e vendosur në betejën kundër kriminelëve dhe korrupsionit që mbajnë peng të ardhmen e shqiptarëve.

‘Pushteti që vjen nga krimi dhe korrupsioni nuk prodhon asgjë të mirë për shqiptarët, ata po e shohin këtë çdo ditë. Edi Rama është njeriu që përdori bandat kriminale, fondet e rindërtimit nga tërmeti, korrupsionin e inceneratorëve dhe patronazhistët për masakrën elektorale të 25 prillit. Është ai që përzgjodhi dhe kandidoi të dënuar për krime dhe të korruptuar në krye të bashkive të cilët u denoncuan që në fillim nga PD. Kjo është e qartë si drita e diellit për shqiptarët dhe për këdo se Rama nuk fiton dot pa kriminelët dhe paratë e pista, prandaj ai ka nisur te mobilizojë sërish krimin dhe non-gratat për të vjedhur votat. Ne do ta vazhdojmë të vendosur betejën tonë kundër kriminelëve dhe korrupsionit që po e mbajnë peng të ardhmen e shqiptarëve. Shqiptarët meritojnë një qeverisje më të mirë si lokale ashtu edhe qendrore.’- shkruan Alibeaj.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • genti: 27/01/2022 17:33

    ska nevoje fare ti mobilizoje o toç se ju sjeni kerkund skeni asnje shans ,me te percare se kurre ..flet ti qe sa erdhe en tirane te erdhi ngjyra ne fytyre ,ishe si mi halesh ...barbon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Erisa Xhixho i bashkohet protestës dhe ulet këmbëkryq në mes të rrugës duke kërcënuar Policinë: Guxoni të na shkelni!

Erisa Xhixho i bashkohet protestës dhe ulet këmbëkryq në mes të rrugës duke kërcënuar Policinë: Guxoni të na shkelni!