I bindur se më 3 mars, Gjykata do të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit dhe do t’i japë përfundimisht të drejtën e vulës në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u ndal në Fier për të prezantuar emrin me të cilin do t’i dalë përballë Berishës e Ramës më 14 maj. PD e Alibeajt ka prezantuar Eriselda Zotaj Çelaj që të përfaqësojë demokratët në këtë përballje elektorale për Fierin.
‘Është një zonjë e nderuar e cila ka qenë gjatë gjithë kohës në PD. Që ka kontribuar gjithmonë e që nuk ka marrë as vlerësim si dhe shumë të tjerë që me të drejtë duhet ta kishte marrë shumë kohë më parë.’- tha Alibeaj.
Kreu i grupit parlamentar, të cilit Lulzim Basha i la në dorë drejtimin e partisë pas dorëheqjes, e shfrytëzoi takimin për t’i kërkuar Sali Berishës ta pranojë vendimin e 3 marsit.
‘Çështja e vulës nuk është vetëm çështje siglash, por është çështje ndarjes së mentalitetit e mentaliteti mes nesh është ndarë. Kush është këtu tek ne është tek ne. Bazohet tek e drejta bazohet tek e vërteta kush nuk është këtu tek ne ka marrë arratinë për të qenë së bashku me të majtën dhe të vërtetën’- tha Alibeaj.
Nga ana tjetër, edhe Berisha insiston që vula do t’i kalojë përfundimisht atij, me argumentin se s’ka gjykatë që nuk pranon verdiktin e demokratëve. Nga selia blu, ai mohoi që protesta, e thirrur të njëjtën ditë kur Apeli jep vendimin, të jetë formë presioni ndaj Gjykatës.
‘Kam deklaruar se protesta është kundër Edi Ramës kundër vjedhjeve të tmerrshme që ai u bën shqiptarëve.’- u shpreh Berisha.
Pavarësisht vendimit që do të japë gjykata, kreu i Rithemelimit Sali Berisha është i vendosur për të protestuar kundër qeverisjes së Edi Rama, që sipas tijin, po e çon vendin drejt shkatërrimit.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.4%
-
Jo
20.9%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2768
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
Zgjedhjet/ Shabani në Report Tv: Në diskutime me Lapajn e Alibeajn për koalicion, s’ka bashkim me Berishën e Metën! Sulo: Duhet një front opozitar
10 Janar, 19:11
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Fier/ 40-vjeçari plagoset me pistoletë nga i dashuri i gruas, rëndë në spital, sherri në sy të fëmijës 9 vjeç
10 Janar, 15:40
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Bashkëjeton me Alibeajn’, zbardhet letra ku Xhaferllari kërkonte dorëheqjen nga çështja e Berishës e Malltezit: Aludime, por reputacioni i Kushtetueses duhet të prevalojë
9 Janar, 19:18
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
‘Krizë’ për mjekë në spitalin e Fierit! Shefi i Urgjencës: Nuk po ia dalim dot me 140 vizita në ditë, na ndihmojnë mjekët e familjes
9 Janar, 16:39