TIRANE- Juristi Enkelejd Alibeaj, ish-ministër i Drejtësisë, gjatë një interviste të dhënë në emisionin “Tete a Tete” në “A1 Report”, përçoi mesazhin se protesta e nesërme, nuk do jetë gjë tjetër veçse për të sensibilizuar qeverisjen, e cila për të, është e papërgjegjshme.
Duke numëruar një sërë shkaqesh, e i cilësuar si premtimet e pambajtura të kësaj qeverie, Alibeaj parashtroi një sërë pyetjesh duke dhënë shpjegimet përkatëse.
“I përfshin të dy anët e kësaj medalje. Ka anën e saj simbolike. Përkon pas 23 vitesh në të njëjtat pozicione. Ka diçka tjetër, e cila është më e rëndësishme. Loja politike, sjellja politike është e tillë që mund të ketë si pika, por ti referohet ditëve që janë si një thirrje për elektoratin. 20 shkurti i këtij viti është muaji i pestë ose i gjashtë i qeverisjes së PS, që ka krijuar pakënaqësi në publikun shqiptar. Në të gjithë sektorët e qeverisjes së vendit, në një thyerje të madhe të marrëdhënies së besimit që krijohet gjatë fushatave. Ajo çfarë u trumbetua fort ishte lançimi i një kontrate me qytetarët shqiptar. Në të gjithë sektorët, në arsim, në ndërtim, pamë premtime të detajuara nga PS”, tha Alibeaj.
Alibeaj ka dhënë vlerësimin lidhur dhe me çështjen e furgonëve dhe rendit në vend.
“Thelbi është që të ecësh me një psikozë dhune. Aftësia për tu korrigjuar është e shëndoshë, por vesi për të dhunuar popullin tonë tregon mendjelehtësi, të jesh jo i mirëorganizuar në këtë lloj qeverisje, se çfarë barre të madhe ke marrë mbi supe. Shihni rendin. Rendi në një vend, siguria e qytetarit, thjeshtë në tre muaj të shkonte në këtë nivel pasigurie”, u shpreh më tej.
Në fund të intervistës, Enkelejd Alibeaj apeloi për protestën e 20 shkurtit, duke i mëshuar faktit se bëhet për të sensibilizuar qeverisjen.
“Ajo e nesërmja është një protestë e cila buron nën udhëheqjen e PD, por gjenerohet tek neveria dhe që populli ka ndaj qeverisjes. Është një protestë e cila i jep mundësi publikut, i organizuar dhe me një orientim politik, por protesta është një mjet demokratik dhe i tillë ka për të mbetur. Ka një qëllim për të sensibilizuar qeverisjen, është e papërgjegjshme. Kjo cilësi qeverisje, është në dëm të publikut”, theksoi Alibeaj.
Redaksia Online
(m.s/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com