Do bojkotojnë Reformën Zgjedhore?/ Alibeaj për Report Tv: Jo, do jemi në mbledhjen tjetër të Këshillit Politik

Ish- deputeti i PD-së, Enkeljed Alibeaj në një intervistë për Report Tvka deklaruar "si një ekspert i protestave", se pjesëmarrja ka për të qenë shumë e lartë. Ai ka sqaruar se nuk e kanë bojkotuar Këshillin për Reformën Zgjedhore, do të jenë në mbledhjen e  radhës, por për të pritur një përgjigje për propozimet që ato kanë bërë.

Pritshmëritë nga kjo protestë?

I kemi mbështetur që para 2 vitesh, opozita në mbështetje të aleancës. Dhe në mënyrë të pabesë, natën, në shkelje ligjore rrëzuan rrënojat dhe kam një përshtypje se ato rrënoja i kallin më tepër datën Ramën. Sot është një faltore e qëndresës. Mbështetje jo vetëm publike, por mendoj që pjesëmarrja do të jetë vërtetë e madhe. Jemi bërë ekspert të protestave, dhe duke krahasuar me protestat tona do të jetë një pjesëmarrje të madhe. Një kauzë apolitike të krijuar nga qëndresa e artistëve, të ekzaltuar dhe pa pabesia e Ramës ka prekur telat më intim të çdo shpirti njeriu, kanë një mundësi të mirë që të shohin një atmosferë lirie. Do jetë aq e madhe, sa frika e pjesëmarrjes ka shkuar deri në kryeministri, madje edhe në Surrel. Nuk besoj të ketë sulme, nëse do ketë provokime nga policia, kam përshtypjen që masiviteti i njerëzve është i tillë sa nuk do ta lejojnë. Nuk ka forcë më të madhe se bashkimi i njerëzve.

Çfarë kërkon PD-ja nga kjo protestë?

Kjo është një protestë që mori shkas, e kërkuar me ngul nga Rama, e ka pasur në mendjen e tij, duke ikur në të gjitha dimensionet e veta, të vidhte ato para dhe nga Teatri. Kauza është më e madhe, është Teatri që është në çdo cep.

Do bojkotojnë Këshillin Politik të Reformës?

Edhe duke shkuar te Këshilli i Reformës Zgjedhore, nga partnerët ndërkombëtar, i keni parë sinjalet e forta kundër qeverisë, është një detyrim karshi tyre, ne po provojmë në Ref. Zgjedhore, kemi çuar të gjitha instumentat e mirë që do të bëjnë të mundur që shitja e votës, terrori i administratës, terrori i votës të mos jenë pjesë e zgjedhjes. Mbetet në dorën e tyre, sot nuk shkuam për këtë arsye, ku ka më mirë, që në atë reformë zgjedhore synojnë të jenë të lirë, kështu preferojnë më shumë të jenë sot këtu, sesa në tryezë. Do shkojmë në mbledhjen e radhës, por për të pritur përgjigjen, për propozimet tona.  

Protesta të tjera nga opozita?

Ne jemi në intensitetin më të lartë të aksionit politik , që zhvillohet në marrëdhënien që kemi me reformën Zgjedhore. Mbetet për t'u pritur se cdo të ndodh më 31 maj dhe shprehjen e KE për hapjen e negociatave dhe pastaj do të vendosim.

Çfarë do u thuhet qytetarëve që nuk e mbrojtët dot Teatrit?

Kemi lidhur një kontratë dhe e kemi marrë shumë seriozisht, ne do i qëndrojmë asaj kontrate, do rindërtohet Teatri nga rifillimi, varri politik dhe juridik të Ramës dhe Veliaj të Tërmetit.


Lajmi kryesor:

Mbi 2 orë tubim! "Yyyyy", thirrje kundër Bashës, artistët përjashtuan opozitën nga podiumi! Budina: Të mërkurën protesta e radhës


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë