Enkelejd Alibeaj u bëri thirrje demokratëve që më 14 maj të votojnë Roland Bejkon.
“Në këto zgjedhje kudo që kemi paraqitur kandidat për kryetar bashkie, i kemi përzgjedhur njerëz me integritet dhe njerëz me vlera. Pikërisht kjo është forca jonë në dallim me kundërshtarët tanë. Kandidatët tanë për këshillat bashkiak në të gjithë Shqipërinë janë njerëz me kontribute për Partinë Demokratike, janë njerëz që vetëm kanë sakrifikuar për këtë parti dhe jo njerëz që kanë përfituar prej saj. Dhe unë jam i bindur që ata do të zhvillojnë një fushatë shembullore, me njerëzit dhe për njerëzit me dore ne zemër. Kjo gjë ka ndodhur edhe në Tiranë, sidomos në Tiranë. Tirana është një betejë politike shumë e rëndësishme për të gjitha qëllimet e të ardhmes për Partinë Demokratike. Kandidati ynë në Tiranë, Roland Bejko, është një kandidaturë që e nderon këtë garë për të gjithë kontributin që ka dhënë për këtë parti, dhe të gjitha vlerat që përfaqëson.
Prandaj unë sot ju bëjë thirrje që ta mbështesim Rolandin në këtë garë për të mirën e Tiranës dhe të mirën e Partisë Demokratike. Për këto qëllime që kemi, lipset kontributi i gjithsecilit, ashtu sikurse po e jepni deri më tani. Ndoshta kemi edhe ndonjë mosmarrëveshje midis nesh, është normale në një parti ku liria ekziston, por le ti lëmë për momentin mënjanë dhe të mbështesim të gjithë kandidatët tanë për anëtarë të Këshillit Bashkiak për Tiranën dhe kandidatin tonë për kryebashkiak Roland Bejkon. Rolandi dhe ekipi i tij deri më tani kanë kryer një punë fantastike dhe dua t’i përgëzojë për këtë. Kanë arritur të ndërtojnë me programin e tyre një alternativë qeverisëse për Tiranën dhe unë besoj se është alternativa më e mirë për Tiranën, dhe qytetarët e saj do ta votojnë pa me të voglin dyshim.
Lajmi kryesor:
PD hap fushatën, Alibeaj: S’ka më vend për 'non grata'-n! Bejko-Berishës: Largohu, hiqi duart! Lejoi demokratët të fitojnë, s’votojnë grabitqarin Meta
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
43.2%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 7657
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Gjyqtari i Berishës po sulmohet që të bëhet 'shembull' për të tjerët
4 Janar, 21:03
-
Ylli Pata: Procesi ndaj Berishës s’ka lidhje me opozitën. Thjesht ai ka marrë peng PD
4 Janar, 18:55
-
PD: Qeveria ka ulur financimin për arsimin
4 Janar, 15:58
-
Apeli i ktheu masën e sigurisë/ Berisha kërcënon gjyqtaren Gjoka e Dumanin: Do ua nxjerr për hundësh! Krahason veten me Trump
4 Janar, 12:31
-
Apeli i GJKKO i ktheu masën 'detyrim paraqitjeje', të hënën Berisha duhet të paraqitet në SPAK! Refuzon të firmosë marrjen në dijeni, SMS strukturave
4 Janar, 12:01
-
Ergys Mërtiri: Të sulmosh një gjyqtar si Pëllumbi për llogari të një politikani kaq të korruptuar e degjeneruar si Berisha, është poshtërsi
4 Janar, 09:52
-
Mero Baze: Gjykata nuk u ndikua 'as nga Trumpi' dhe as nga 'tre rezolutat'
3 Janar, 21:11
-
Ylli Pata: Pse ‘detyrim paraqitje’ ka mërzitur Sali Berishën?!
3 Janar, 18:51
-
'Berisha, tani përballë probleme penale', Ben Andoni në Report Tv: Po shfrytëzon PD-në për kauzën e vet, deputetët që i shkojnë pas duan mandatin e sigurt
3 Janar, 16:46
-
Apeli i GJKKO-së riktheu masën e sigurisë! Berisha vërsul besnikët kundër gjyqtarit Pëllumbi, Noka: O surrogato! Pse të shkojë në SPAK, të pijë kafe me Dumanin?
3 Janar, 16:41
-
Adriatik Doçi: Poshtërimi i shtatëfishtë i Sali Berishës, mesazhi dhe pasojat e vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi
3 Janar, 15:14
-
SKEDA/ Kush është gjyqtari që i riktheu Berishës masën e sigurisë! Engert Pëllumbi dënoi dhe Saimir Tahirin
3 Janar, 15:12