Lirimi nga qelia e kosovarit Shaip Zukaj në një kohë kur ndaj tij ekzistonte një vendim gjykatë për lënien në burg me qëllim ekstradimin në Kosovë, ka sjellë arrestimin e juristit të burgut “Shën-Koll” Devis Hoxha dhe shkarkimin e tre inspektorëve të SHKB Petrit Hysa, Leart Tice dhe Marsida Meqemeja.
Për shkarkimin e këtyre tre të fundit ka qënë ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ai që ka marrë vendimin, ndërkohë për arrestimin e juristit të burgut ka qënë drejtuesi i prokurorisë, ai që ka urdhëruar ndalimin e tij. Burime pranë prokurorisë së Lezhës, thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se juristi është ndaluar pasi është konstatuar se në dosjen personale të të dënuarit Shaip Zukaj, ndodhej një vendim gjykate i cili urdhëronte që Zukaj të ekstradohej në Kosovë, pasi ishte dënuar për vrasje në Kosovë.
/Shqiptarja.com

VIDEO