Diva e muzikës Alicia Keys ka dhuruar një performancë energjike ditën e djeshme në qendrën “Staples”, në Los Angeles.
32 vjeçarja e veshur me një palë pantallona të zeza ngjitur pas trupit, një bluzë të mbuluar me gura dhe një kapele në kokë është dukur e mahnitshme.

Alicia ka nisur turin e saj të pestë “Set The World On Fire Tour”, i cili pritet të përfundojë në korrik.

Ky projekt përfshin shfaqje të cilat do të mbahen në Evropë dhe në Amerikën e Jugut.
Këngëtarja bukuroshe më pas ka performuar disa këngë ndërkohë që i binte dhe pianos.

Sipas mediave të huaja Keys ka qenë mjaft e ngazëllyer për këtë koncert dhe ka postuar foto në rrjetin social Twitter para se të interpretonte në skenë.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com