Aliko s'dëshmon në Prokurori
Mohon çdo akuzë për Lazaratin

Aliko s'dëshmon në Prokurori<br />Mohon çdo akuzë për Lazaratin
TIRANE- Kreu i Komunës së Lazaratit nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndërsa nuk ka pranuar dhe që të përgjigjet para dy oficerëve të Policisë Gjyqësore me inicialet I. M., dhe A. D., në momentin e parë kur ai është njohur me akuzat e ngritura ndaj tij nga ana e Policisë së Shtetit, në Prokurorinë e Gjirokastrës. Në dokumentin që zotëron “Shqiptarja.com”, tregohet se, Aliko nuk ka pranuar që të japë asnjë shpjegim pa praninë e avokatit në lidhje me akuzat që i janë ngritur atij.

Dy ditë më parë Policia e Shtetit bëri publike 5 akuzat që rëndojnë mbi Dasho Alikon, disa prej të cilave shumë të rënda. Gjithashtu u mësua se ka pasur një përplasje mes policisë dhe prokurorisë, pasi kjo e fundit nuk lëshonte urdhër-arrestin që kërkonin uniformat blu. Policia kërkoi arrestimin e kryekomunarit të Lazaratit, pasi akuzat e ngritura ndaj tij duhet të heton nga Krimet e Rënda dhe arrestimi duhej bërë, por deri në mesnatë një gjë e tillë ende nuk kishte ndodhur.

faksimile dasho aliko
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump