TIRANE - Në një intervistë për gazetën “Shhqiptarja.com” kreu i PBK, Adriatik Alimadhi shprehet për federatën e djathtë, debatin politik e ngjarjen e Përmetit, ky përmbarues ishte vëllai i tij.
Si e vlerësoni debatin që ka shpërthyer mes mazhorancës në ikje e asaj të re në lidhje me vendimet për për pronësinë e SHQUP?
Çdo debat i shërben çfarëdolloji problemi që ngrihet, por ajo për të cilën doja të jepja një përgjigje është se a i shërben kjo proceseve të emancipimit të shoqërisë dhe sa produktive është për shoqërinë shqiptare? E them kështu sepse po merremi kot më koti. E çfare problemi ka se këtë objekt e mori PD, që ka qënë shumë emancipuese ndaj shoqërisë shqiptare në këto 22 vjet. Ajo ka iniciuar, nisur dhe realizuar shumë procese demokratike që kjo shoqëri shqiptare nuk i kishte në konceptet e saj. Pra shikon kush është interesi, një shtëpi oficerësh që këto vite u kthye për të bërë dasma e ditëlindje, aktivitete të ndryshme, apo një parti që ka dhënë kontribute të padiskutueshme emancipuese në shoqërinë shqiptare? Unë e shoh një vlerë kombëtare PD, se sa disa ish oficerë të kësaj ushtrie me mentalitete të së shkuarës, thjeshtë se ka pasur emrin shtëpia e oficerëve dhe kaq. Ajo është bërë me taksat e të gjithë shqiptareve, mendoj që PS i trajton sikur i ka të sajat asetet shtetërore, ushtarakët, veteranët, dhe është për të ardhur shumë keq që prej lidershipit paraardhës edhe sot e kësaj dite ka vuajtur kjo shoqëria shqiptare.
Mendoni se shtatori do startojë me një gjuhë të ashpër politike dhe se a duhet të ndryshojë kjo gjuhë?
Përsëri e lidh përgjigjen me shoqërinë shqiptare në këto vite të tranzicionit. Politika ka qënë e re, por ka qënë e shthurur, me tensione të larta, gojë të prishura, shpifje, ka ndërhyrë edhe në ofendimet e familjeve të tyre. Kjo përbën një problem madhor për ecurinë e shoqërisë shqiptare. Ajo duhet të shkëputet nga kjo gjuhë e ashpër. Pavarsisht se politika ka filluar të ketë një lloj pjekurie, besoj se nuk do shkëputet dot nga këto tensione, besoj që politikës i duhet kjo. Kurse këshilla ime për shoqërinë është të shikojë ku janë vetëm interesat e larta kombëtare, aty duhet të jetë kontributi i saj.
Eshtë hedhur ideja e krijimit të një Federate të Partive të Djathta, e ngjashme me Polin e Lirisë të Berluskonit. Sa e mundshme është të realizohet, sa e rrit peshën e së djathtës?
Jam shumë skeptik mbi krijimin e këtyre federatave, jemi shoqëri e re dhe me shumë probleme që nuk kuptojmë akoma se kush janë interesat e larta kombëtare të politikbërjes dhe që janë të dobishme ndaj shoqërisë dhe kombit shqiptar. Deri tani kjo e djathtë dhe e majtë siç po i ndani ju nuk kanë funksionuar fare për asnjëlloj problemi apo alternative që kanë pasur parti të ndryshme, të diskutohet si do ecë dhe si do vazhdojë bashkëpunimi e si duhen zgjidhur praktikisht këto procese. Nga eksperienca ime në politikë por edhe shoqëria shqiptare e ka kuptuar që sot nuk bëhet politikë, por ka vetëm pazare në kurriz të shqiptarëve, ndarje tortash e interesa personale, e nuk flitet për alternative mbështetëse.
Kështu që e shoh problem uljen e mendjeve shqiptare në konfederata. Thoni parti të djathta. Më thoni ju kujt i takon t’i thuhet e djathtë, kush u pushkatua pa gjyq dhe me gjyq, kush u vra dhe kush u burgos për interesa të larta kombëtare, për liri dhe demokraci dhe kush e donte kombin shqiptar?! Ju e keni parë që e djathta reale nuk përfaqësohet në Parlamentin shqiptar. Kam mendimin se këto vite është përdorur një skenar politik që e djathta reale të mos kishte përfaqësim në Kuvend, një padrejtësi iu bë edhe në këto zgjedhje. Me të drejtë shtrohet pyetja nga ana juaj, por kujt mundet t’i themi të djathtë? Të djathtë në lista me Kastriot Islamin?! Prandaj që në fillim ju thashë që jam skeptik.
Si e mendoni organizimin në një federatë të djathtë, partitë e vogla mund të humbin identitetin, apo do ndodhë e kundërta?
Kam vetëm një përgjigje për këtë të djathtë: Pa Partinë Balli Kombëtar dhe Lëvizja e Legalitetit nuk mundet të ketë të djathtë të vërtetë në Shqipëri. Madje ishte ajo që dha frytet e saj në vitet 1997, si formacion politik e Djathta e Bashkuar dhe fitoi bashkinë e Shkodrës. Ajo duhet të mbështetet mbi këto kolona të shëndosha. Nuk jam pajtuar dhe nuk do pajtohem kurrë siç ka bërë deri tani PD, e cila ka mbështetur parti për interesa personale rreth vetes dhe ka larguar të djathtën e vërtetë, që donte një Shqipëri pa komunizëm, pa diktaturë, një Shqipëri të lirë dhe demokratike, një Shqipëri të ekonomisë së tregut, por donte edhe një Shqipëri etnike, të bashkuar e të vëllazëruar. Këto parti që ju i quani të vogla nuk e kanë humbur identitetin as në terrorin komunist, as në emigracion, as sot, as nuk do t’a humbasin kurrë identitetin sepse e kanë pasur ekzistencën te shqiptarizma dhe kanë ditur se për çfarë kanë luftuar dhe punuar, vetëm dhe vetëm për kombin shqiptar. Por ne ndihemi mire se të gjitha partitë politike po zbatojnë programin e Ballit Kombetar, këtu e 75 vjet më parë. Koha na dha të drejtë dhe e ardhmja na përket ne.
Rama mblodhi qeverinë në Vlorë, ndërkohë që Berisha e cilësoi antikushtetuese këtë mbledhje. Komenti juaj?
Mendoj që këto janë aventura që shoqëria shqiptare nuk duhet t’i degjojë dhe shikojë, ‘dola deputet në Vlorë dhe po ju bëj qejfin vlonjatëve’. Këtyre veprimeve iu ka ikur koha. Jam jurist, në këto raste duhet të zbatohet Kushtetuta. Kjo tregon egërsinë që kanë të majtët për të ardhur në pushtet. Lusim vetëm të mos hanë njerëz, siç bënë parardhësit e tyre.
Ndërsa e djathta humbi thellë në zgjedhje dhe pritet një analizë e thellë, eksponentë të qeverisë në ikje e të PD po sulmojnë fort ambasadorin amerikan Arvizu për deklaratën se zgjedhjet e 2013 janë njëlloj për nga rëndësia me ato të vitit 1992. Komenti juaj?
Kemi dhënë përgjigje deri tani se kush është e djathta, pra ajo humbi se u shkeput nga të djathtët. PD u kthye mbrapsht dhe në këto zgjedhje nuk ishte te e djathta. Arsye ka shumë përse humbi por një nga shkaqet kryesore është se dhe administrata është servile dhe ia ka marrë dorën njëherë në 8 vjet voton për ata që do vijnë në pushtet dhe pastaj për të tjerët. Plus që në këto zgjedhje u ble truri i shqiptarëve si kilogrami i domates në treg. Ambasadori Arvizu gaboi që barazon Shqipërinë e vitit 92 me Shqipërinë e 2013. Amerikanët duhet ta merrnin më seriozisht rikthimin në pushtet të bijve të baballarëve kriminelë komunistë të djeshëm. Do të doja që ata t’a ndëshkonin këtë prurje siç ndëshkojnë terrorizmin në botë, sepse kjo është dhe do ngelet një farë shumë e poshtër dhe e rrezikshme për shoqërinë shqiptare dhe kombin shqiptar.
Ka debate për kishën në Përmet, që është transferuar dhe në kufi ku vetëm pas vendosjes së reciprocitetit nga ana e një drejtori kufiri situate u zgjidh. Si e komentoni përplasjen me Greqinë?
Me keni zënë ngushtë me këtë pyetje. Mendova për të mos ju dhënë përgjigje se s’kam dëshirë të politizoj këto ngjarje të fryrë kot në ketë përmasa, por për shkak të mardhënies së drejtëpërdrejtë që kam pasur me lexuesin e shoqërinë shqiptare po jap përgjigje. Kam qënë në Përmet ditën që është ekzekutuar vendimi i gjykatës. A e dini përse? -Sepse kemi marrë përsipër të ruanim fizikisht përmbaruesin gjyqësor që në këte rast është vellai im Fatos Alimadhi. T’a ruanim nga kërcënimet që i janë bërë nga ata njerëz të veshur si prifterinj, që e kishin kërcënuar nga familja dhe me jetën e tij. Kemi bashkëpunuar ngushtë për disa kohë me vëllain tim për zbatimin e këtij vendimi. Greqia historikisht ka futur hundët në punët e Shqipërisë, gjë që nuk i takon.
Nuk mendoj së është vendosur marrëdhënie reciprociteti nga një drejtor, besoj që i është kërkuar të vepronte në këtë menyrë dhe u bë shumë mirë që u vendos marrëdhënia e reciprocitetit, në këto raste drejtues të tillë duhet të ketë kombi shqiptar. Mendoj se historikisht si politikbërje në Shqipëri kemi bërë disa gabime me një sjellje të dobët. Duhet të ishim më dinjitozë me një fqinj si Greqia që asnjëherë nuk i ka dashur të mirën kombit shqiptar. Jam shumë i kënaqur që zbatimi i vendimit të gjykatës u realizua, si shqiptar ndihem shumë mirë që në kufi u vendos reciprociteti, ndihem shumë mirë që shoqëria shqiptare, opinionistë, analistë, redaktorë, intelektualë, politikanë, media të dëgjuara dhe të shkruara e përcollën me mbështetje dhe në të tilla raste kështu duhet të veprohet dhe në këtë rast u vendos një standard i shëndoshë kombëtar, iu dha një mësim i mirë Greqisë që duhej dhënë më parë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.08.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

E djatha drejt bashkimit