Alimadhi dhe Gjana: Roli i paktit
Rama-Basha në humbjen e PD

Alimadhi dhe Gjana: Roli i paktit<br />Rama-Basha në humbjen e PD
“Opozita ka humbur për shkak të politikave të gabuara të ndjekura në këto 27 vjet nga PD. Ajo u tregua dorëlëshuar ndaj komunistëve dhe bijve të tyre dhe dorështrënguar ndaj të pushkatuarve, të burgosurve, kulakëve, borgjezëve, pronarëve e shumë të tjerëve. Komunistët dhe bijtë e tyre u pasuruan ekonomikisht, morën padrejtësisht gjithë pasurinë kombëtare, e sigurisht këta kthehen në votues dhe Shqipëria, për shkak të këtyre politikave me mendësi dhe njerëz komunistë, u çimentos me mendësi të majtë. PD duhet ta kishte ndryshuar sistemin nga komunist, realisht në një sistem demokratik dhe të ekonomisë së tregut, sigurisht me ligje. Por, PD e la edhe administratën brenda sistemit të mëparshëm.

Ata që zbatonin vijën e partisë me rigorozitet dhe direktivat e partisë, po të donin ata të pushkatonin, po të donin ata të burgosnin e të bënin të gjitha të zezat, ata kanë ngelur në administratë. Po të bëjmë një llogari të thjeshtë, në administratën e shtetit janë njëqind mijë të punësuar, për nga 5 anëtarë të familjes, bëhen pesëqind mijë votues. Kjo e majtë futet në zgjedhje me kaq votues të përcaktuar, shto këtu disa mijëra veteranë, shto këtu nipër e mbesa. Kjo është formula e fijores të së majtës. Përse u zunë PS dhe LSI, gjatë fushatës? Sepse po largonin anëtarët dhe votuesit e tyre. PD në këto vite nuk krijoi një shtrat të plotë ideologjik. PD ka gabuar historikisht me të djathtët e vërtetë. Ajo ka pasur në plan të parë shkatërrimin e saj dhe jo frymën e bashkëpunimit.

Ajo i ka përdorur vetëm për imazh, por asnjëherë nuk ka bashkëpunuar me ta si partneritet serioz. Kjo është mendësi komuniste. Z. Basha bëri një fushat dinjitoze, i vetëm, i pambështetur nga këta tipat ose lakenjtë që janë vërsulur si komunistët dikur, ju ofroi shqiptarëve program real dhe ekonomik, vendosi interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në planin e parë. Por, shqiptarët e kanë mendjen vetëm te një vend pune në administratë. Ne ballistët, jemi treguar vëllazëror dhe i kemi dhënë gjithçka kësaj Shqipërie. Nuk kemi luftuar asnjëherë për pushtet. Në këto kushte dhe në këto momente, u bëj thirrje të gjithë demokratëve, në qoftë se ata më dëgjojnë, të bashkohen e të vëllazërohen. Të gjejnë gjuhën e afrimit midis njëri-tjetrit dhe jo të ndarjes. E vetmja rrugë është bashkimi, sidomos tani”.
 
Sulejman Gjana: Roli i paktit Rama-Basha në humbjen e PD
“Nuk ka dyshim se rezultati i opozitës i ka habitur dhe zhgënjyer të gjithë, jo vetëm në radhët e PD. Unë dhe PLL e kishim parashikuar këtë disfatë të PD, duke bërë analizën e zhvillimeve të fundit në radhët e opozitës. Pavarësisht se prej kohesh PD kishte humbur mbështetjen e shtresave të të përndjekurve politikë dhe pronareve legjitimë, aksioni i opozitës së bashkuar gjatë 90 ditëve të protestës, dukej sikur kishte krijuar një frymë të re dhe të favorshme për opozitën. Mirëpo gjithçka ndryshoi pas marrëveshjes okulte Rama-Basha dhe faktit që pas atij momenti kauzat e çadrës dhe opozitës u harruan, u braktisën dhe u injoruan. Kjo marrëveshje krijoi një inkoherencë ndërmjet diskursit dhe aksionit 90-ditor dhe diskursit dhe aksionit pas paktit Rama-Basha.

Askush nuk kuptoj se si betejat për zgjedhje të lira e të ndershme, për një kod tjetër me votim ose të paktën numërim elektronik në këto zgjedhje, beteja kundër kanabizimit të vendit, korrupsionit, mafies shtetërore, shitblerjes së votave, përdorimit të administratës në votim, etj., u zhdukën dhe nuk u përmendën më gjatë fushatës, por u shpall një armik tjetër, që në këtë rast ishte LSI, me të cilën PD kishte qeverisur 4 vjet. Shto këtu konfuzionin dhe pakënaqësinë që krijoi deklarata e z. Basha se lista e PD ishte e tija dhe se kishte ndërtuar ekipin e vet për në parlament, gjë që ishte, në realitet, një praktikë e vjetër, aspak evropiane dhe demokratike, dhe që nuk kishte të bëjë me sloganin e të ashtuquajturës Republike të Re.

Fatale ishte edhe shtyrja e zgjedhjeve vetëm një javë çka pamundësoi krijimin e koalicioneve, ndërkohë që në zgjedhjet e kaluara PD kishte përfituar rreth 150 mijë vota nga aleatët e saj në koalicion. Si përfundim, konsideroj se taktikat e përdorura nga PD ishin tmerrësisht ta gabuara dhe të destinuara për humbjen e thellë të opozitës, por edhe për fitoren e PS. Ndonëse përgjegjësia për këtë situatë bie sigurisht mbi shpatullat e z. Lulzim Basha, konsideroj se PD ka një përgjegjësi te akumuluar prej 25 vitesh ndaj të djathtës dhe PD është shkaktari kryesor i humbjes së 25 qershorit. Siç thotë shprehja franceze: "Kush mbjell erë, korrë stuhi”.  
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre