Alimani: Filmi “Krom”, një ndjesë për shokët
e fëmijërisë me baballarë të ndryshëm

Alimani: Filmi “Krom”, një ndjesë për shokët<br />e fëmijërisë me baballarë të ndryshëm
Filmi “Krom” i regjisorit Bujar Alimani, që do të shfaqet premierë nesër më 16 tetor, sot para dite u shfaq në fokusin e mediave. Titulli i filmit aq intrigues “Krom” bën një efekt të fortë edhe për faktin se është xhiruar në Bulqizë; nëse kujtojmë shfrytëzimin e grave dhe fëmijëve që bëhet herë pas here në minerën e kromit...

Por regjisori Bujar Alimani na sjell një “zhgënjim” të bukur artistik, që fshihet pas majës së ajsbergut “kromit”.

Është një film i realizuar më së miri në aspektin figurativ. “Kromi” i Buqizës kthehet në metaforë të përqindjes së arit që fsheh brenda tij. Këtë film Bujar Alimani ia ka dedikuar figurës së gruas.
Filmi rrëfen sesi një nënë memece, pas dy humbjeve të bashkëshortëve i duhet të vazhdojë të rrisë fëmijët e të jetojë edhe ajo vetë jetën e prerë përgjysmë. Djali i saj pesëmbëdhjetë vjeç që përpiqet të njohë vetveten, në një adoleshencë të vështirë mes shkollës dhe minierës së kromit ndjehet keq kur një mashkull hyn në jetën e tij dhe të nëënës. Ngjarhet marrin shtrirej ne jëtën e provincës ku ai krojon miqësi me mesuese rock-ere që është rebeluar dhe ka ikur nga shtëpia. Pak çaste i bëhet djalit si një engjëll që e ndihmon të gjejë rrugën e tij.
Personazhi i nënës është realizuar mjeshtërisht nga aktorja Klodiana Keco, e cila i transmenton shikuesit një personazh qendror, që nuk flet as dëgjon e që rrit dy fëmijë me mundim e sakrifica. Në rrjedhën e jetës problemet e fëmijëve dhe të bashkëjetesës me të dashurin, regjisori i “ka hequr fjalën”, por megjithatë autoriteti i saj merr një rëndësi të madhe në film. Edhe pse ka arritur të realizojë nëpëmjet fotografisë dhe efekteve të tjera figurative imazhin e qartë të peisazhit e punës që zhvillohet në jetën e Bulqizës, epiqendra e filmit është gruaja me sfidat e dashurisë për jetën dhe fëmijët.

“Jam mësuar që edhe në shoqëritë që kanë një mentalitet patriakal e duket sikur drejtojnë burrat, gjithmonë femra ka një pushtet të nëndheshëm. Këtë e kam vënë re edhe në familjen time, tek nëna, tek gjyshja”, rrëfehet regjisor Alimani. “Madje mund t’ju them se ideja e filmit ka nisur nga një konflikt me nënën time. Unë nënën time e dua shumë, por në këtë film i jap një rëndësi, jo gjendjes soaciale, varfërisë apo shfrytëzimit social, por marrëdhënieve familjare”, thotë ai.
Regjisori Alimani ndtyshe nga një pjesë e regjisorëve shqiptarë të pas ‘90-s me filmin “Krom” ka dhënë një realitet tipik për jetesën e shqiptarëve, nëse kujtojmë që një pjesë e regjisorëve marrin detaje jo aq tipike, duke u fokusuar në çastet ekstreme të varfërisë, korrupsionit dhe imoralietit.

“Gjashtë muaj pasi kisha shkruar versionin fillestar të skenarit kuptova që dy personazhet kryesore merrnin jetë nga dy vellezër që njihja kur isha fëmije. Tani më kujtohet që vëllezërit rrinin gjithmonë të veçuar e ishin të mbyllur në vetvete. Gjithë lagjia, përfshi mua talleshim me gjysmëvëllezërit, sikur të ishte faji i tyre që kishin baballarë të ndryshëm. Ndoshta “KROM” ishte një formë ndjese që kam dashur t’ju kërkoj gjithmonë atyre fëmijëve”, tha regjisori pas shfaqjes së këtij filmi. Duke ndjekur filmin vihet re se efektet e fotografisë, ndjesitë që përcjell filmi të lënë “pa gojë”, ashtu siç është edhe personazi qendror i filmit.
 
 
Në filmin “Krom” luajnë:
 
Adi ..................................... Fredjon Ruçi
Nëna ................................. Klodjana Keco
Mësuesja e matematikës .....Mirela Naska
Kujtim ............................ ....Kasem Hoxha
Denis ................................. .Denis Shira
Mësuesi .......................... .....Bledar Naska
Bardha ............................... .Erjona Kaja
Gruaja ne Minierë ................Suela Bako
Inxhinieri ............... .............Xhevdet Doda
Nëna e Sokolit .............. ......Albulena Kryeziu
Këngëtari në RockStock ......Elton Deda
 
Stafi:
Regjia dhe Skenari: Bujar Alimani
Fotografia: Ilias Adamis
Inxhinier Zeri: Elvis Ikonomi

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Skema e mashtrimit në Tiranë/ 53 mln lekë dëm shtetit duke shmangur detyrimet tatimore, 1 në burg, 3 detyrim paraqitje! Të përfshirë edhe zyrtarë të administratës

Skema e mashtrimit në Tiranë/ 53 mln lekë dëm shtetit duke shmangur detyrimet tatimore, 1 në burg, 3 detyrim paraqitje! Të përfshirë edhe zyrtarë të administratës