Demokrati Ilir Alimehmeti në takimin e PD me faktorin opozitar tha se vendi është në emergjencë kombëtare pasi po qeveriset nga njerëz antikombëtarë. Alimehmeti tha se të gjithë aktorët opozitarë duhet të bashkohen dhe duhet të vendosin nëse do marrin rolin e spektatorit apo aktorit. Sipas tij, kjo qeveri nuk hidhet me fjalë as nga sallat e konferencave, por me protesta në rrugë.
“Jemi në emergjencë kombëtare sepse po qeverisemi nga njerëz antikombëtar, antimoral. Ata po na vjedhin jo vetëm fondet, por edhe të ardhmen e kalamajve tanë. Ne duhet të vendosim, do marrim rolin e spektatorit, apo aktorit. Këtu ka nevojë për veprim, nuk është çështje që ne ti themi gjërat. Ata që na dëgjojnë na japin të drejtë moralisht, por ka nevojë të kuptojnë që ne duhet të shkojmë drejt veprimit. Dëgjoj shpesh që kemi mendime ndryshe. Patjetër që kemi. Por sa ndryshe janë këto mendime, ne si qëndrojmë kundër shpopullimit, kundër korrupsionit moral dhe financiar, po për familjen si qëndrojmë ne. Ne qëndrojmë për pronën, kombin, orientim perëndimor të Shqipërisë, por si qëndrojmë? Duhet të qëndrojmë në çdo prag, nga pragu i derës ku duhet t’ia shpjegojmë njerëzve deri në pragun e institucioneve ku duhet të çojmë revoltën e tyre. Kalon përmes rrugës dhe bulevardit, patjetër që kalon, por duhet të kalojnë rrugë të fortë të përshkallëzuar, se nuk hidhet kjo qeveri me fjalë, as nga sallat e konferencave”, tha Alimehmeti.
Lajmi kryesor:
Berisha mbledh opozitën, të rinjtë e refuzojnë! Hasimja ia thotë në sy: PD luhatje për drejtësinë, Kodi Zgjedhor hartohet me PS në kurriz të të vegjëlve (VIDEO)









