Por hetimit nuk i ka shpëtuar edhe djali i Vehbi Alimuçës, Artan Alimuça i cili akuzohet se ka ndihmuar të atin të fshehë dollarët në llogari bankare në Hungari.
Sipas Prokurorisë, Vehbi Alimuçaj, ka fshehur 328 mijë $ në një llogari në Hungari, ndërsa djali i tij në të njëjtën bankë ka në llogari 647 mijë $. Llogaritë bankare me vlerë 975 mijë dollarë, sipas prokurorisë janë përfituar me mashtrim nga firma piramidale VEFA Holding.
Vehbi dhe Artan Alimuçaj akuzohen për pastrim parash.
Vehbi Alimuçaj është dënuar edhe më parë për mashtrim. Ai u arrestua në vitin 1998 në kryeqytet me akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit të shumave të mëdha, duke u dënuar nga Gjykata e Apelit me 20 vjet burg.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)