Alisa e Anika, dy gjermane rreth e qark Veriut të Shqipërisë: Eksperiencë unike në male! Takuam njerëz zemërhapur e mikpritës

Alisa dhe Annika nga Hamburgu i Gjermanisë mbërritën në Kukës pasi kishin dëgjuar nga miqtë për Veriun e Shqipërisë. Për Report Tv ato thanë se do të qëndrojnë për pushime dy javë me qëllim njohjen e historisë së komunizmit.

 “Një mike më tha që duhet të shkosh në atje të bësh hiking. E kërkuam këtë vend në google maps dhe menduam se është vend i humbur. Vendosëm thjesht të vijmë për kuriozitet por ndeshem nje vend te mrekullueshem. Para se të vinin këtu ishim në Valbonë duke bërë një miniguidë interesante. Do shohim tunelet sepse jemi kurioze per historinë e socializmit. Ndoshta do bëjmë një ngjitje tek Mali Gjallicës herën tjetër”, shprehetAlisa Klasen.

Tursitet gjermane gjate ketij turi kanë vizituar Thethin, Valbonën e Liqenin e Komanit e tani Kukësin ndërsa janë  befasuar nga peizazhet piktoreske e njërzit që siç shprehet Alisa, janë shumë miqësorë dhe zemër hapur.

 “Na ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë vendi është i shkelqyer dhe shumë i bukur. Keni liqen e pyje.Gjithashtu njerëzit janë shumë të mirë.Zemërhapur dhe mikpritës.Gjatë gjithë kohës të ofrojnë pije dhe ushqim.Kjo na pëlqen shumë.Jo të gjithë flasin anglisht shumë mirë por mundohen të të kuptojnë.Jemi shumë të suprizuar për njerëzit”, thane ato.

Alisa dhe Annika do të kthehen në Gjermani me përshtypjet më të mira si dhe do t’ua sugjerojnë familjarëve dhe rrethit të tyre shoqëror për t’a vizituar vendin tonë.

“Kur të kthehem definitivisht do ju them njerëzëve të tjerë nga Gjermania se është një udhëtim I lehte dhe një ekperiencë e jashtëzakonshme”.

 

R.D/S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjermoni i fundit: 12/05/2024 10:54

    Noj kollodok malësor a gjetën kot sa për muhabet....????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion