AlJazeera në Lazarat, reportazh për
myslimanët që s'mbollën hashash

AlJazeera në Lazarat, reportazh për<br />myslimanët që s'mbollën hashash
LAZARAT - Familjet e besimtarëve muslimantë të Lazaratit, të cilët ndër vite i kishin rezistuar “tundimit” të kutivimit të hashashit, janë vlerësuar zyrtarisht nga Komunitetit Mysliman për mesazhin e përcjellë “se përmes besimit mund të kontribuohet pozitivisht në shoqëri”.
 
Kreu i institucionit të Myslimanëve të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, vizitoi mesditën e së shtunës, komunën e Lazaratit, që deri rreth 2 mua më parë konisderohej “republika e hashashit”, për t’i shprehur personalisht falenderimet ndaj besimtarëve. Brucaj u ndal fillimisht në Xhaminë e Lazaratit, ku u prit nga myftiu i Gjirokastrës Ledijon Cikalleshi, kreu i Komunës së Lazaratit Dashmir Aliko, kryepleqësia e fshatit, si dhe besimtarë të tjerë të komunitetit mysliman në Lazarat.
 
dasho aliko skender brucaj

“Është një vizitë sensibilizimi për besimtarët muslimanë për mesazhin pozitiv që i kanë dhënë gjithë shqiptarëve duke mos u angazhuar në kultivimin e drigës duke dhënë mesazhin si duhet të jetë një qytetar. Ky mesazh na dhënë kënaqësi duke ditur që nëse bazohemi tek vlerat universale, dinjiteti human do të gjejmë forcën për të kontribuar pozitivisht duke mos u përfshirë tek diçka që është e jashtëligjshme. Nëse bazohemi tek besimi mund t’i bëni ballë tundimeve. Solidarizohemi me mesazhin e tyre dhe kanë mbështetjen tonë, ky shembull le te gjejë një gjithpërfshirje në të gjithë banorët e Lazaratit që edhe ky imazh negati që është krijuar, me vizita të tjera të ketë investim dhe të gjallërohet komuna e Lazaratit”, u shpreh kreu i Komunitetit Mysliman.  
 
 dasho aliko ne xhami

Ndërsa përkryekomunarin Aliko, banorët e Lazaratit duhet të kthëjnë tashmë faqe e të nisin nga punët e ndershme, pasi sic tha ai, u faktua se kultivimi i drogës rezultoi “jetëshkurtër”. Nga xhamia e komunës ai i është dretjuar me një apel lazaratasve, ndërsa shprehu falenderime për mbështetjen e Komunitetit Mysliman.
 
 “Unë falenderoj për vizitën që bëri në Lazarat në këtë situatë që është Lazarati, këtu tregohen dhe miqtë e vertetë dhe të mirë, të cilët me të vërtetë u dhimbset Lazarati dhe kanë ditur se cili është Lazarati. Po kështu i bëj thirrje nga ky vend banorëve të Lazaratit, të lënë pas të kaluarën dhe tu përvishen punëve të ndershme për të krijuar mirëqenien e tyre në mënyrë të ligjshme sepse çdo gjë e ligjshme është jetëgjatë dhe cdo gjë e paligjshme është jetëshkurtër. Këtë ata që e priodhonin e provuan shumë mirë”, u shpreh kreu i Komunës së Lazaratit, Dashnor Aliko
 
Përgjatë vizitës së zhvilluar mesditën e të shtunës në Lazarat të Brucajt, është gjendur edhe një grup xhirimi i rrjetit më të madh televiziv të Katarit Al-Jazeera. Përfaqësues të këij grupi xhirimi, kanë pranuar se ardhja e tyre në fshatin Lazarat, ka për qëllim, realizimin e një dokumentari i cili do të ketë në epiqendër, Lazaratin e pas-ndërhyrjes së Policisë së Shtetit në mes-qershorin e kaluar. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë