Alket Islami gatuan me Znj. Tefta
Risitë dhe recetat e veçanta në rubrikën e zonjës Tefta në emisionin e përditshëm “Rreze Dielli” janë gjithnjë të pranishme duke dhuruar jo vetëm shije, por edhe duke eksperimentuar me përbërësit e ndryshëm.
Risitë dhe recetat e veçanta në rubrikën e zonjës Tefta në emisionin e përditshëm “Rreze Dielli” janë gjithnjë të pranishme duke dhuruar jo vetëm shije, por edhe duke eksperimentuar me përbërësit e ndryshëm.
Megjithatë jo vetëm recetat ishin të veçanta në rubrikën e sotme por edhe i ftuari special, i cili ishte fotoreporteri i ajrit Alket Islami.
Ai jo vetëm ka rrëfyer disa nga eksperiencat e tij me fluturimet por edhe ka gatuar së bashku me Znj.Tefta.
Receta e ditës për sot ishte “Rosë e pjekur” në furrë e shoqëruar nga patate të ëmbla, një risi në kuzhinën shqiptare.
Ndërkohë që zonja Tefta ka shpjeguar procedurën e gatimit për të dy recetat, duke i cilësuar si veçanta dhe mjaft të përshtatshme për natën e ndërrimit të viteve, Islami ka vijuar të tregojë projektet e tij.
Alketi u shpreh se sapo kishte përfunduar Kampionati i Fluturimeve të Lira në malin e Dajtit në bashkëpunim me federatën e Kosovës.
Ndërkohë sa i përket projekteve personale pritet të publikojë së shpejti 399 foto me pjesë nga riviera shqiptare, duke sjellë retrospektivën e pamjes së viteve të kaluara të këtyre vendeve, por edhe imazhet e sotme të tyre.
Sipas Alketit këto foto priten të publikohen më datë 13 shkurt. Më pas ai ka përgatitur një gatim të shpejtë me speca.
Në brendësi të tij mbushja ishte me gjizë, reçel dhe majdanoz, diçka e shpejtë, e thjeshtë por mbi të gjitha e shëndetshme dhe e shijshme.
Ndërkohë zonja Tefta ka vijuar me përgatitjen e recetave, ku padyshim spikati patatja e ëmbël, e cila është përgatitur me qepë, rozmarinë, hudhër, sherebelë, piper i zi dhe lëng mishi.
Një pjatë me të vërtetë e re në kuzhinën shqiptare, pasi përdoret në vendet nordike dhe në Amerikë.
Kështu është mbyllur rubrika e gatimit duke dhuruar çaste mjaft të këndshme jo vetëm për teleshikuesit e A1 Report, por edhe për vetë protagonistët e saj.(xh.k/shqiptarja.com)
1/10
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
8.6%
-
Shëndet
73.9%
-
Mirëqënia
17.6%
Vota total: 245
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nata e ndërrimit të viteve, spektakël fishekzjarresh edhe në Berat
1 Janar, 01:51
-
Kruja dhe Fushë-Kruja presin ndërrimin e viteve me fishekzjarre
1 Janar, 01:22
-
Spektakël fishekzjarresh në Sarandë, qyteti bregdetar shkëlqen nga ngjyrat dhe dritat
1 Janar, 01:11
-
Lushnja mbulohet nga tymi i fishekzjarreve, qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta
1 Janar, 01:07
-
Edhe Gjirokastra pret ndërrimin e viteve me fishekzjarre, por pak atmosferë
1 Janar, 01:03
-
Ndërrimi i viteve/ Mjegulla zbeh festën e fishekzjarreve në Kukës
1 Janar, 01:00
-
Edhe Lezha në festë fishekzjarresh për 2025, qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta!
1 Janar, 00:55
-
Elbasani pret ndërrimin e viteve në shesh me spektakël fishekzjarresh, qindra qytetarë i bashkohen festës
1 Janar, 00:48
-
Edhe Korça i bashkohet festës së ndërrimit të viteve me fishekzjarre, pavarësisht temperaturave
1 Janar, 00:43
-
Vlora pret vitin 2025 me spektakël fishekzjarresh dhe festë
1 Janar, 00:37
-
Viti 2025 vjen me fëmijët e parë binjakë te materniteti "Mbretëresha Geraldinë'! Rama: Mirëseerdhët Ares dhe Rajd, lajmës të një viti me bereqet!
1 Janar, 00:31
-
Fieri ndriçohet nga fishekzjarret, fëmija i parë i vitit 2025 është një djalë!
1 Janar, 00:24