Alket Rizai: S'shkoj në Shqipëri
në burg nuk më eliminojnë dot

Alket Rizai: S'shkoj në Shqipëri<br />në burg nuk më eliminojnë dot
GREQI- Alket Rizai, shqiptari, i cili vuan dënimin në burgun grek të sigurisë së lartë, në një intervistë për shtypin shqiptar në Greqi ka deklaruar se nuk pranon deportimin në Shqipëri për të kryer pjesën tjetër të dënimit të mbetur.
 
Rizai thotë se nuk i ka kryer vrasjet për të cilat akuzohet, ndërsa shton se e dashuron Shulën. Shqiptari thotë se deri më tani ka arritur të shmangë të gjitha tentativat për ta eliminuar atë në burg, “pasi ruhet mirë nga shokë besnikë, të cilët as policia nuk i korrupton dot”.
 
Në intervistën e dhënë nga burgu ku vuan dënimin, Alket Rizai shprehet se nuk do të pranojë për asnjë rast deportimin për të vuajtur dënimin në burgjet shqiptare.
 
Alket Rizai: Nuk më është komunikuar një gjë e tillë, por nuk do ta pranoj, pasi largimi im nga Greqia do të thotë edhe eliminim fizik!
 
Ku e mbështet këtë pretendim?
 
Alket Rizai: Ka pasur raste kur në burgjet këtu në Greqi kanë dashur të më vrasin, por nuk ia kanë dalë. Qoftë se kam mbrojtur veten mirë, qoftë edhe se ish-avokati im ishte tepër i ashpër me gardianët, por edhe se rreth vetes kam shokë besnikë që do të jepnin edhe jetën për mua!
 
Nga ata që i quajmë "ushtarë"?

Alket Rizai: Jo, shokë. Besnikë. Grekë dhe shqiptarë. Asnjëherë nuk i kam quajtur ushtarë. Na kanë lidhur vuajtjet në qelitë e burgjeve greke, prandaj ata nuk me shesin dhe as më tradhtojnë. Bile, as policia nuk ka mundur t'i korruptojë.
 
Përse u largua avokati nga mbrojtja jote pas kaq vitesh përfaqësimi në gjykata?
 
Alket Rizai: Pyesni ish-avokatin që kisha më parë. Nuk ka pretendim parash prej meje, sepse paguhej mirë për gjithçka që bënte.
 
Akuzohesh për shumë krime.
 
Alket Rizai: Mos besoni ato që thonë. Nuk jam engjëll, por nuk jam as edhe djall. Kam kryer vepra penale të dënueshme, por jo vrasje. Më mirë të të dalë syri sesa nami. Tani më konsiderojnë si të "FORTË".
 
Dhe duhet të mbrosh namin tënd?
 
Alket Rizai: Pse jo. Duhet.
 
Prandaj tentove të arratiseshe me kërcënimin e një radioje?
 
Alket Rizai:  (Qesh) Do ta bëja përsëri dhe do ta bëj përsëri derisa të fitoj lirinë.
 
Shula?
 
Alket Rizai: E dashuroj dhe do ta dashuroj gjithmonë. Do të jem bashkë me të kur të dal nga burgu.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Djegia e Melisa Trëndafilit me benzinë nga burri, reagon edhe ministri Manja: Tronditëse dhe e patolerueshme, dhunë e verbër në familje! Ndëshkim shembullor nga Drejtësia

Djegia e Melisa Trëndafilit me benzinë nga burri, reagon edhe ministri Manja: Tronditëse dhe e patolerueshme, dhunë e verbër në familje! Ndëshkim shembullor nga Drejtësia