Alketa Vejsiu do të ngjitet në skenën e festivalit 'Sanremo 2020' (VIDEO)
Moderatorja shqiptare do të jetë në mesin e yjeve me famë botërore si Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno, Georgina Rodriguez, Rula Jebreal, Diletta Leotta, Emma D’Aquino, Laura Chimenti dhe Francesca Sofia Novello.
Alketa Vejsiu
Redaksia 14 Janar 2020, 18:03 | Përditesimi: 14 Janar 2020, 18:29
Alketa Vejsiu do të ngjitet në skenën e festivalit “Sanremo 2020”.
Ajo do të jetë në mesin e yjeve me famë botërore si Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno, Georgina Rodriguez, Rula Jebreal, Diletta Leotta, Emma D’Aquino, Laura Chimenti dhe Francesca Sofia Novello.
Moderatori televiziv Amedeo Umberto Rita Sebastiani, me pseudonimin Amadeus ka prezantuar me fjalët më pozitive Alketën si një ndër prezantueset e “Sanremo 2020”.
"Alketa ka moderuar shumë programe në Shqipëri me shumë pasion dhe entuziazëm", është shprehur Amadeus.
Ajo është e para shqiptare që do të prezantojë një event kaq të rëndësishëm sa “Sanremo”.
“Po qaj me Lot Gëzimi! Ështe dita më e lumtur e karrierës sime! Faleminderit Shqipëria. Faleminderit Italia", ka ndarë me fansat këtë lajm të gëzueshëm.
Ndërsa në një postim në dytë prezantuesja shkroi se kjo është një ëndërr e bërë realitet për të cilën punoi që në moshën 12-vjeçare.
“Kjo eshte Ëndrra për të cilën ju kisha folur! Ëndrra për të cilën kam punuar dhe besuar fort që 12 vjec! Ëndrra që Frymëzoi Festivalin e 58 të Këngës! Italia që pas Shqiperisë time është pa as më të voglin dyshim Vendi më i Bukur në Botë!”, ka shkruar Alketa.
Ajo gjithashtu është shprehur se trofeu i saj është një trofe për të gjithë shqiptarët.
Bravo bravo bravo..... Pipua eshte gjall akoma
PërgjigjuAlketa Vejsiu në Sanremo.. Një moderatore e shkëlqyer e kompletuar në çdo drejtim.
E meriton shume e pregatitur per teritorin shqiptar qe pershtatet me kulturen Italiane.
PërgjigjuUrime ka merite fhe burri si ndertues i madh ne Tirane
PërgjigjuZili?