TIRANË - Arilena Ara është shpallur fituesja e cmimit të parë të Festivalit të 58 të Këngës në Radio-televizionin Shqiptar me këngën e saj "Shaj". Këngëtarja e njohur do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës "Eurosong 2020" që mbahet në Holandë. Ajo arriti të triumfojë mes 12 artistëve finalistë, e ndërsa Elvana Gjata me këngë "Me Tana", e cila u përfol si një nga fitueset e këtij festivali u rendit në vendin e dytë. Në vendin e tretë u rendit Sara Bajraktari, 16-vjeçarja me këngën "Ajër". Në fjalën e saj si triumfuese e këtij festivali, Arilena u shpreh se nuk bënte muzikë për trofe, teksa ia dedikoi fitoren babait të saj, që e sheh nga lart.
“Nuk e kisha menduar asnjëherë këtë moment. Unë nuk këndoj për trofe, nuk bëj muzikë për të fituar çmime, bëj muzikë se i kam dedikuar jetën muzikës që 14-vjeçe. Unë këndoj gjithmonë për të tjerë, kam kënduar tekstet qw i janë dedikuar të tjerëve. Kësaj here shkruam së bashku me Lindon Berishën një këngë për veten time, me këtë këngë kam qarë, kam qeshur, jam trembur, jam frikësuar, jam ndjerë në ankth. Jam e emocionuar se sot kam mamin tim në sallë, janë të gjithë miqtë e mi”, tha fituesja Arilena Ara. teksa publiku thërriste në kor emrin e saj.
Kupën e fitores ia dorëzoi Jonida Maliqi, fituesja e Festivalit të 57 të Këngës që përfaqësoi Shqipërinë në skenën europiane, duke e quajtur atë një përvojë të paharrueshme.
Këngëtarët që kaluan garën për në natën finale në këtë edicion të 58-të me regji të Vera Grabockës edhe nën prezantimin e Alketa Vejsiut ishin Arilena Ara me “Shaj”, Elvana Gjata me “Me tana”, Bojken Lako me “Ma la seen”, Sara Bajraktaraj me “Ajër”, Kamela Islamaj me “Më ngjyros”, Era Rusi me “Eja merre”, Valon Shehu me “Kutia e pandorës”, Tiri Gjoci me “Gotën bosh”, Robert Berisha me “Ajo nuk është unë”, Olta Boka me “Botë për dy”, Albëria Adërgjonaj me “Ku ta gjej dikë ta dua” dhe Gena me “Shqiponja e lirë”.
Në natën finale të Festivalit të 58 të Këngës pati surpriza dhe të ftuar të veçantë, ku përlotëse ishte rikthimi në skenë i të madhes Ema Qazimi. E veshur me të zeza, duke kënduar për Shqipërinë, Ema Qazimi u përlot teksa publiku u ngrit në këmbë në nderim të muzikës së bukur që i la brezave.
E ftuar në natën e fundit të festivalit ishte këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira. Ndërsa nga Italia erdhi dhe u ngjit në skenën e Pallatit të Kongreseve edhe këngëtarja me zërin e veçantë, spikatur nga talent shoë XFactor, Giusy Ferreri duke sjellë Live hitet e saj mjaft të njohura edhe në Shqipëri.
Arilena Ara numëron mbi 154 milionë shikime me këngë si “Nëntori”, “I’m sorry”, “Nallane 3”, “Aeroplan”, “Rroke Toke”, “Snow in December” etj. Këngëtarja shkodrane ka kryesuar klasifikimet ndërkombëtare në rrjete si Shazam apo Itunes për javë me radhë me këngën “Nëntori”, këngë kjo që i preu biletën për festivalet prestigjioze “Europa Plus” në Rusi dhe “Astana Dausy” në Kazakistan në vitin 2016. Albumi i saj i parë me 5 këngë festash i dha Arilenës mbi 5 milion klikime e hite si “Zemër” apo “Snow in December”.
Një prej këngëve që u përfol më së shumti që në nisje të festivalit të 58-të Këngës, ishte pikërisht Elvana Gjata me këngën "Me tana". Eksperienca, kënga ritmike, perfomanca skenike e kompletuar fitoi zemrat e publikut duke e kthyer atë në këgën më të klikuar të festivalit në Youtube. Megjithatë, juria profesioniste vlerësoi Arilena Arën, një zë potent që na ka përfaqësuar shumë mirë në skenat ndërkombëtare. Për shkak të reagimeve të shumta që erdhën në përfundim të festivalit, për faktin se nuk fitoi Elvana Gjata, moderatoja Alketa Vejsiu ka bërë një mesazh në profilin e saj në Instgram ku u ka kërkuar ndjesë publikut.
"I uroj sukese Arilenes per fitoren! Sa me mbare per Shqiperine ne Eurovision! Por nuk mund te le pa falenderuar Elvana Gjaten! Ate qe u klikua ne 2 jave me shume se te gjithe, 3 milion e 500 mije here! Nuk mund ta mohoj qe kenga e saj ishte festa e ketij Festivali! Qe Elvana ishte lajmi i ketij edicioni, zeri dhe energjia e rinise qe vallezoi ne nje salle te ngurte, qe beri bashke Shqiperine, Kosoven dhe Diasporen! Garat shpallin fitues, por jo humbes; sepse hitet nuk vdesin kurre.
Pas ketij Festivali qe e kam bere me shpirt, mund te them qe skam qene dhe sdo behem kurre pale me asnje juri, per asnje motiv! Besoj tek meritokracia dhe me vjen thellesisht keq qe ne platformen e ketij Festivali nuk munda dot ti jap ze, zerit te publikut! Me falni nese ju kam zhgenjyer! Kuptoj dhe respektoj ndjeshmerine tuaj! Mi kurseni akuzat ju lutem! Une nuk isha juria, dhe jurine se zgjodha une!
Elvana Faleminderit! Ti erdhe ne kete Festival sepse besove tek vizioni im! Ti s’kishe nevoje per gare per te konfirmuar ate qe je, sepse ti thjesht Je! Dhe per me teper ti duhet te ndihesh fituese sot sepse te 3 anetaret e jurise se Eurovision te kane dhene 18 pike. Ato 2 piket e Shqiperise, jam pa fjale", shkruan Alketa.
Pas fitores së Arilena Arës, juria ka zbardhur pikët e dhëna për 12 këngët në natën finale të Festivalit të 58 të Këngës në RTSH. Elvana Gjata është vlerësuar me pikët maksimale nga tre anëtarët e huaj t ëjurisë, por ka marrë vetëm dy pikë nga anëtarja e jurisë, Mikaela Minga.
Edhe Rita Petro nuk ka qenë për Elvana Gjatën fituese me këngën "Me Tana", pasi ka vlerësuar Arilenën me pikët maksimale, 18 dhe me 8 pikë Elvanën.
I uroj suksese Arilenes edhe pse deshira ime ishte per Elvanen, BUM e madhe eshte dhenja e epikeve nga juria e shqipetareve kontrast i madh me hile brenda sidomos ajo me 2 PIKE
PërgjigjuBravo Arilena, prezencë europiane dhe do na bësh krenarë me tiparet e tua por nuk jam dakord me tinguj dramash. Ne shqiptarët duhet të cojme ne Eurovision tipare si Arilena por me këngë më europiane më pozitive, me të çuditshme ku forma muzikore të jetë moderne dhe jo e vjetra pjes e parë refren pjes e dyte refren por të filloje ndryshe dhe të përfundojë ndryshe.
PërgjigjuJam shume i lumtur per kengen fituese! Kenga eshte emocionuese, e fuqishme dhe meriton vendin e pare ne Eurovision. Eshte per t’u habitur se si Elvana Gjata, nga kengetare patriotike paraqiti ne festival nje kenge greke. Dukej kopja e shemtuar e “You are my lover...”! Eshte per t’u habitur edhe per kompozitoret e kenges se Arilenes, qe edhe pse te huaj i jane perafruar shume stilit shqiptar. Duket gati sikur jane frymezuar nga lahuta. Zeri e fitueses dhe freskia e saj ne skene bene publikun te cohej ne kembe. Nuk kishte juri te korruptuar qe mund t’i thoshte jo. Ky rast duhet te na frymezoje qe te ngrihemi ne kembe edhe per fatet e vendit.
PërgjigjuPse jo Elvana ?kishte kenge fantastike per eurovision,pse gjithmone drama dhe tragjedie per popullin shqiptar?
PërgjigjuPo
PërgjigjuPerfundimisht ne nuk kemi deshire qe te na perfaqesoje nje kenge dhe nje kengetar denjesisht. Per jurine mjafton qe nje kenge mos te kaloje as ne finalen e Eurovizion. Kenga e Elvanes ishte super si nga performanca dhe nga kompozimi. Ajo ishte per top five. Thjesht nuk e kuptoj arsyen......
PërgjigjuBravo Arilena ja thyve hunden, atyre qe e kishin blere edhe festivalin me miq dhe çoka.
PërgjigjuShqiptaret duhet te firmosin nje peticion qe kjo kenge te mos shikoje me Eurovision turp tju vije juris
PërgjigjuPo
Përgjigju