Alketa Vejsiu do të ngjitet sonte në skenën e 'Sanremo'-s: Një monolog mbi eksodin e shqiptarëve

Alketa Vejsiu do të ngjitet sot në skenën e madhe të festivalit të njohur italian “Sanremo”.

Ajo do të prezantojë së bashku me Amadeus dhe partneren e Cristiano Ronaldo-s, blogeren e njohur Georgina Rodriguez.

Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur ditën e sotme, ajo është shprehur se përveç prezantimit edhe do të këndojë edhe në gjuhën italiane.

“Para së gjithash faleminderit Rai dhe Amadeus për këtë ftesë të veçantë, e cila është ëndrra e një kombi të tërë. Në Shqipëri Sanremo ka qenë kolona zanore e shumë njerwzve.

Ne i dimë mirë këngët tuaja dhe jetojmë me radion dhe TV italian. Për ne, Rai ka qenë dritarja e lirisë. Sytë e shqiptarëve janë me ju sonte dhe gjithashtu edhe të atyre që jetojnë në Itali, që janë më shumë se 600 mijë. Jam e lumtur që jam e mirëpritur pasi vetëm ju mund të mirëpresni kaq mirë.

Jam më e lumtur se kurrë, ndihem se jam diku mbi retë e qiellit, të qenit këtu është një privilegj”, është shprehur Alketa gjatë konferencës.

Alketa do të këndojë së bashku me një artist italian.

Pas monologut të ndjerë të gazetares me origjinë palestineze Rula Jebreal, edhe alketa do të mbajë një monolog.

Sonte kemi një monolog shumë të rëndësishëm i cili flet për eksodin e shqiptarëve dhe mënyrën sesi ky popull i veçantë dhe zemërgjerë e ka mirëpritur Shqipërinë”, ka thënë ajo.

 “Nuk do të bëj një paradë me veshje edhe pse ajo është mbrëmja e duhur por do të kem vetëm dy fustane”, është shprehur Alketa përmes një postimi në Instagram.

Përmes fotove, ajo ka treguar se veshjet e zgjedhura për mbrëmjen e sotme do të jenë dy fustane, një nga “Dolce&Gabbana” dhe një tjetër nga një markë shqiptare që nuk është bërë publike.

Nesër dt 6 Shkurt, Nata e 3! Do të jetë edhe Shqipëria me mua, e di", ka thënë prezantuesja shqiptare.

Për herë të parë në një festival aq porestigjoz si “Sanremo”, do të jetë një prezantuese shqiptare dhe shpresojmë që Alketa t’ia dalë sonte.

Fotot nga konferenca

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jari: 11/02/2020 00:17

    monologue I va...ines..

    Përgjigju
  • Diplomati: 06/02/2020 17:44

    Ahhh... Ksaj feckes i ka ngel kalendari ne 1990. Po na bon gjynafqar neper bot, ndryshoni tem. Sa her na ftojn neper televizionet italjane do na bojn te flasim per eksodin e 90-s. Skan as ato me cfar te mbushin programet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Po kalonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, në pranga 19-vjeçari pakistanez 

Gjirokastër/ Po kalonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, në pranga 19-vjeçari pakistanez