Disa prej pijeve të gazuara më të famshme në botë, mes të cilave Coca-Cola dhe Pepsi, përmbajnë gjurmë alkooli, ndonëse në sasi shumë të vogla. Zbulimi është bërë nga Instituti Kombëtar i Konsumit (INC) në Francë, pas disa testesh të zhvilluara për llogari të revistës “60 millions de consommateurs”.
Një temë për të cilën debatohet prej kohësh, por që në epokën e rrjeteve sociale ka shkaktuar shumë diskutime dhe komente online, të gjitha që kanë të bëjnë me tashmë të famshmen “formulë sekrete” të pijes amerikane. Komentet janë nga më të ndryshmet: nga ato që u referohen artikullit mbi testet e zhvilluara e deri te batutat (“Gjurmët e Coca Colas gjenden në alkol”, shkruan një përdorues). Por çfarë thonë numrat?
“Rreth gjysma e pijeve me gaz të testuara përmbajnë alkool në doza gjithsesi të dobëta, deri në 10 miligramë për litër (0,0001% alkool)”, shkruan redaksia e “60 millions”. Nga 19 pijet e testuara, 9 nuk kishin gjurmë alkooli. Në Francë, kodi i shëndetit publik parashikon që pijet e quajtura “pa alkool” të mund të përmbajnë gjurmë, në një dozazh më të vogël se 1.2%.
Prezenca e gjurmëve të alkoolit te pijet, dhe në veçanti te Coca Cola, është objekt diskutimesh prej kohësh, sidomos në forumet online që i dedikohen besimit mysliman. Nga ana e saj, kompania amerikane nga faqja e saj zyrtare pretendon se pijet e saj janë “jo alkoolike” dhe të njohura si të tilla “nga autoritetet qeveritare të të gjitha vendeve”. Por populli i Internetit kërkon qartësi dhe e bën me mjetet që tashmë ka në dispozicion, rrjetet sociale.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com