Alkooli dhe duhani
qeveria rrit serish akcizen

Alkooli dhe duhani<br />qeveria rrit serish akcizen
TIRANE-Qeveria ka dërguar në Kuvend projektligjin e ri për akcizat, ku parashikohet një rritje e ndjeshme e kësaj takse, kryesisht për pijet alkoolike. Për produkte si birra, vera, rakia etj, taksa që do të paguhet në dogana do të jetë 20 për qind më e lartë. Sipas draftit, vlera financiare e taksës për pijet alkoolike do të përllogaritet edhe mbi bazën e përqindjes së alkoolit që ato përmbajnë. Edhe për kafenë dhe duhanin, pritet që nga mesi i vitit të këtë ndryshim të akcizës që duhet paguar. Projektligji përcakton që për çdo 1 mijë cigare, importuesi ose eksportuesi duhet të paguajë 3.500 lekë, që do të shërbejë si njësi matëse për taksimin. Rritja e akcizës për këto produkte pritet të reflektohet me rritjen e çmimit edhe për konsumatorët. Po ashtu, në projektligjin e ri për akcizat janë parashikuar edhe përjashtime të reja për taksimin e naftës që do të përdoret nga anijet e peshkimit, për vajrat dhe dhjamërat prej kafshëve apo vegjetale dhe produktet që dalin prej tyre e që janë destinuar të përdoren si karburante. Nga pagesa e akcizës përjashtohen gazi natyror dhe hidrokarburet e tjera që janë destinuar të përdoren si karburant. Po ashtu, produktet e ambalazheve të plastikës apo qelqit hiqen nga lista e mallrave të akcizës dhe kalohen si taksa mjedisore, duke u përfshirë tek ligji i taksave kombëtare. Ligji i ri për akcizat parashikon gjithashtu edhe rritjen e penaliteeve për ata që shmangin pagesën e akcizës. Vlera minimale e gjobës që duhet paguar për shkelje të tilla varion nga ajo minimale 1 milion lekë, deri tek ajo maksimale 1 miliard lekë. Ky projektligj tashmë është bërë pjesë e diskutimit parlamentar dhe pritet të miratohet në seancës e datës 19 prill. Aplikimi i tij si ligj pritet të nisë nga data 1 korrik e këtij viti. Ndërkohë, komisioni i Ekonomisë dje miratoi projektligjin që taksa e akcizës, duke nisur nga data 1 korrik e këtij viti, të paguhet vetëm në dogana.
(gk/jd shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar