SHKODER- Drejtimi i makinës në gjendje të dehur i ka marrë jetën 4 kalimtarëve, ndërsa në njërin prej tyre mbeti i vdekur dhe vetë shoferi 21 vjeç. Sot në mëngjes në hyrje të Shkodrës makina u përplas me dy gra të cilat po ecnin me biçikletë. Mbrëmë në Elbasan drejtuesi i mjetit plagosi 2 kalimtarë dhe rrezikoi dhjetra të tjerë.
AKSIDENTI NE SHKODER
Aksident i rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Shkodrës, pranë Urës së Bunës, tek karburanti Alpet, pjesë e aksit Shkodër-Bushat. Ka qënë ora 06: 30 minuta e mengjesit kur automjeti me targa AA 140 DX tip Renault që drejtohej nga 21-vjecari Glesar Zaganjori përplasi për vdekje 2 gra të cilat ishin duke ecur në anë të rrugës me biçikletë për dore. Në aksident gjetën vdekjen 2 kalimtare si dhe drejtuesi i mjetit, ndërsa është plagosur rëndë, por jashtë rrezikut për jetën Rezarta Cami, pasagjere në makinën e Glesarit.
21 VJEÇARI KISHTE KONSUMUAR ALKOOL
Korrespondenti i Shqiptarja.com dhe i A1 Report, Elvis Nabolli informon se sipas dëshmitarëve, djaloshi 21 vjeçar para se të ndodhte aksidenti kishte qenë në një nga lokalet e zonës ku kishte konsumuar pije alkoolike. Më pas së bashku me Rezartën do të niseshin në drejtim të Velipojës. Dëshmitarët kanë thënë se kanë parë 21 vjeçarin që po i jepte makinës me shpejtësi tej normave të lejuara, madje para se të kryente aksidentin kishte bërë dhe një parakalim të gabuar. Në këtë moment i riu ka humbur kontrollin e mjetit duke hipur mbi trotuar dhe duke përplasur tragjikisht dy gratë të cilat po ecnin në këmbë dhe biçikletën për dore. Më pas makina është përplasur dhe me një tjetër mjet në të cilin ndodheshin 4 përsona që fatmirësisht nuk kane marrë dëmtime, si dhe më pas me një shtyllë të ndriçimit elektrik. Kjo e fundit i ka shkaktuar dhe vdekjen drejtuesit të mjetit ndërsa është plagosur shtetasja Çami
PO ECNIN NE TROTUAR ME BICIKLETE PER DORE
Xhevahire Dibra 67- vjeçe dhe Satbere Belinova 59- vjeçe po ecnin në trotuar me biçikleta për dore kur ndodhi aksidenti. Përplasja ishte kaq e fuqishme sa dy viktimat kanë marrë dëmtime të rënda në pjesën e kokës dhe
identifikimi i tyre ka qenë i vështirë për shkak të dëmtimeve të shumta në pjesën e kafkës.
Nga ana tjetër pasagjerës në makinën e aksidentuar i është dhënë ndihma e parë në spitalin rajonal ku gjendet e shtruar dhe jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë shkak i aksidenti ka qënë shpejtësia tej normave te lejuara të 21- vjecarit i cili për pasojë ka humbur kontrollin duke shkaktuar bilancin tragjik. Ky është aksidenti më i rëndë i ndodhur gjatë këtyre muajve në qytetin e Shkodrës.
Per me shume mbi lajmin e aksidentit ne Elbasan mund te lexoni ketu
Taksija perplasi kalimtaret
(Lajmi i dhënë në orën 07:46 minuta është përditësuar në orën 08:30 minuta)
(Redaksia Online/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Taksija perplasi kalimtaret(Lajmi i dhënë në orën 07:46 minuta është përditësuar në orën 08:30 minuta)
(Redaksia Online/sg/shqiptarja.com)