TIRANE – Vëlla e motër dhe dy të rinj të tjerë kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur rreth orës 04:45 të mëngjesit të sotëm pranë Institutit Bujqësor të Kamzës, ndërsa ktheheshin nga një festë.
Të rinjtë, përkatësisht Alfred Beluli, 28 vjeç (drejtues i mjetit), Klevis Muça, 14 vjeç, Juxhena Muça 18 vjeç dhe Fatjon Drizaj 22 vjeç kanë gjetur vdekjen e menjëhershme pasi automjeti me të cilin udhëtonin tip BMV me targë AA533IU ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë të madhe.
Gazetari Arsen Rusta informoi nga vendngjarja se sipas informacioneve nga policia, dyshohet që drejtuesi i mjetit por edhe të rintjë e tjerë të kenë qenë nën efektin e alkoolit, çka ka shkaktuar dhe humbjen e kontrollit të automjeitit. Makina ka përfunduar jashtë rrugës, ndërsa trupat e pa jetë të të rinjve janë nxjerrë me vështirësi nga automjeti ku është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve.

Burime nga Spitali i Traumës në Tiranë bënë të ditur për A1 REPORT se 4 të aksidentuarit kanë mbërritur të pajetë në spital. Trupat e pajetë të 4 të rinjve janë tërhequr ngaa familjarët.
TOLA: MAKINA KA BERE LEVIZJE TE ÇRREGULLTA
Shefi i Sektorit të Sigurisë Rrugore, Mitat Tola në një lidhje telefonike për A1 REPORT dha detaje mbi aksidentin e ndodhur. Ai tha se mjeti ka pasur humbje të kontrollit prej shpejtësisë së lartë “ka bërë lëvizje të çrregullta, ka dalë jashtë rrugës, ka tentuar të hyjë prap në rrugë dhe është përplasur me beton”.
“Fakt mbetet që në të gjithë atë vendngjarje bie në sy humbje e kontrollit dhe shpejtësia tej normave të lejuara. Policia ka konstatuar që drejtuesi i mjetit është i pajisur me leje drejtimi të marrë në vitin 2010 dhe presim analizat e alkoolit për të plotësuar një tabllo më të qartë për atë që ka ndodhur. Mjeti ka pasur humbje të kontrollit prej shpejtësisë së lartë, ka bërë lëvizje të çrregullta, ka dalë jashtë rrugës, ka tentuar të hyjë prap në rrugë dhe është përplasur me beton. Polica Rrugore ka shkuar në vendngjarje sapo ka marrë dijeni për aksidentin. Do të pyeten të gjithë dëshmitarët, do të merren nga organi i Prokurorisë pamjet filmike, për të analizuar të gjitha rrethanat e aksidentit”, - u shpreh për A1 RERPORT, Shefi i Sektorit të Sigurisë Rrugore, Mitat Tola.
TOLA: DO SHTOJME KONTROLLET, TE SENSIBILIZOHEMI TE GJITHE
“Të gjithë duhet të sensibilizohen, kur shkojnë në ceremony festive të caktohet dikush që të mos pijë alkool”. Është ky apeli që bëri Shefi i Sektorit të Sigurisë Rrugore, Mitat Tola në një lidhje telefonike për A1 REPORT, duke theksuar se Policia do të shtojë kontrollet me patrulla të përqendruara për të bërë të mundur ndalimin e këtyre aksidenteve tragjike. “4 të vdekur në këtë moshë nuk di ctë them, e gjitha kjo mund të vijë edhe për shkak të përdorimit të alkoolit, të gjitha duhet të sensibilizohen, kur shkojmë në ceremoni të tilla të caktohet dikush që të mos pijë alkool”, tha Tola për A1 REPORT.
DESHMITARI PER A1 REPORT: MAKINA E DEMTUAR TERESISHT
Dëshmitari Fran Gecaj duke folur për A1 REPORT tha se ka parë makinën të dëmtuar tërësisht. Ai tha se ky segment rrugor është i rrezikshëm.
/Shqiptarja.com