Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, kerkon qe skuadra e tij ta fitojë titullin në Serine A para duelit kundër Real Madridit per gjysmefinalet e Liges se Kampioneve.

Allegri ka deklaruar se është e rëndësishme për skuadrën e tij që ta fitojnë kampionatn të shtunën në sfidën kundër Sampdorias.

“Është e rëndësishme të shpallemi kampionë para ndeshjes kundër Realit. Skuadra është në formë, ndaj do te synojme fitoren kundër Sampdorias”, u shpreh Allegri per mediat.

“Ne jemi të qetë. E dimë se kemi shansin ta arrijmë suksesin historik me katër kampionate rresht”, shtoi me tej trajneri italian.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)