Masimiliano Alegri është i bindur se skuadra e tij mund t’ia dalë në sfidën përballë Barcelonës që vlen kualifikimin për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. “Përballemi me skuadrën më të mirë në botë, por duhet të luajmë si në ndeshjen e parë dhe të bëjmë një gol. Rezultati 0-0 i sfidës së parë na jep më shumë forcë”, është komenti i trajnerit para kësaj sfide të rëndësishme.
“Lojtarët duhet të mendojnë vetëm për këtë ndeshje, kampionati mund të presë për pak kohë. Duke parë rëndësinë e asaj për të cilën luhet, një gjysmëfinale e Ligës së Kampioneve, jam i bindur se përballë do të gjejmë Barcelonën më të mirë të sezonit”.
“Rasti i jetës për Ibrahimoviç? Për të gjithë do të jetë një mundësi e rëndësishme. Nuk bëj llogari për rezultatet që kemi në dispozicion, mund të përfundojë edhe 0-0 e të shkojë me penallti, ndonëse nuk besoj se kjo sfidë mund të përfundojë në mënyrë të tillë”, u shpreh trajneri i kuqezinjve.
Megjithatë, Alegri nuk ka mbetur i kënaqur për problemet me të cilat është përballur skuadra në udhëtimin drejt Spanjës. Kuqezinjtë janë nisur me shumë vonesë nga aeroporti i Milanos për shkak të një greve të kontrollorëve ajrorë francezë.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com