Pas entuziazmit të madh në "San Siro" të shtunën me fitoren ndaj Romës, ka ardhur lajmi i keq për tifozët e Milanit. Mbrojtësi kryesor i kquezinjve, ndër më të mirët në Itali, Thiago Silva do të mungojë në ndeshjen kundër Barcelonës, të mërkurën në kuadër të Ligës së Kampionëve. Lajmin e ka dhënë trajneri Massimo Allegri.
'Do të jetë gati e pamundur për Silva të luajë të mërkurën. Për problemet muskulare ai rrezikonte edhe para se të aktivizohej. E dija edhe më parë këtë por rrezikova" ka thënë Allegri.
Braziliani Thiago Silva luajti vetëm 10 minuta në ndeshjen kundër Romës, por u detyrua të linte fushën, për problemet në kofshë. Përvec ndeshjes ndaj Barcelonës, ai mund të humbë edhe ndeshjen e fundjavës tjetër në kampionatin italian.
/Shqiptarja.com