Allegri zbulon recetën për të mundur
Barcelonën në finalen e Berlinit

Allegri zbulon recetën për të mundur<br />Barcelonën në finalen e Berlinit
Oreksi vjen duke ngrënë dhe këtë gjë më mirë se kushdo tjetër po e përjeton trajneri i ekipit të Juventusit, Massimiliano Allegri që pas eliminimit të Realit të Madridit beson se të njëjtën gjë mund të bëjë edhe me Barcelonën në finalen e Berlinit, pasi të mundësh katalanasit në një ndeshje të vetme është më e lehtë.

“Në momentin që mbërrita këtu kisha besim se mund të zhvillonim një sezon të jashtëzakonshëm, por kurrë nuk e imagjinoja se do të arrinim në këtë pikë. Kemi zhvilluar një sezon të shkëlqyer, kemi para dy finale.

Të fitosh ndaj Barcelonës në një ndeshje të vetme është më e thjeshtë. Nëse do të luanim ndaj tyre dy takime atëherë misioni do të ishte shumë më i vështirë për ne. Ky vit do të jetë një histori bardhezi të cilin mund tua tregojmë fëmijëve tanë kur të plakemi”deklaron tekniku.

Massimiliano Allegri, por edhe Luis Enrique i Barcelonës u pritën me shumë pesimizëm në fillim në ekipet e tyre, por nga zero me punë dhe besim arritën që të presin biletën për në finalen e Berlinit më 6 Qershor.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kulluri tregon ‘vijat e kuqe’ pas themelimit të partisë së re: Nuk flasim me parti imagjinare! Basha diku bën diplomatin, diku analistin

Kulluri tregon ‘vijat e kuqe’ pas themelimit të partisë së re: Nuk flasim me parti imagjinare! Basha diku bën diplomatin, diku analistin