Kompozimi që Alma do të luajë në Vjenë nuk është i pari për të, ajo e ka shkruar operën e saj të parë ‘’The Sweeper of Dreams’’ në vitin 2012, kur ishte vetëm 7 vjeçe. Vajza e talentuar nuk është vetëm një kompozitore, por ka aftësi të jashtëzakonshme edhe në piano e violinë.
Në një intervistë për Radio BBC Alma është shprehur se idetë fluturojnë në kokën e saj kur zgjohet, sapo ulet për të fjetur, apo edhe në mesin e natës, krejt papritur. Më herët gjatë këtij viti pasi shkruajti operën ‘’Cinderella’’ Alma u deklarua si kompozitorja më e re britanike që ka nënshkruar kontratë me një kompani.
E pyetur nga gazetarja sesi ndihet pasi është si një Moxart i vogël ajo tha: ''Nëse do isha si Moxarti do të ishte pak e mërzitshme sepse do të kompozoja pikërisht atë që ka bërë Moxarti më parë, unë preferoj të jem një Almë e vogël''.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com