‘Alo, mami dhe babi po zihen’, fjalët paralajmëruese të djemve që babai shqiptar i qëlloi për vdekje me plumb në kokë! Detaje të rënda nga ngjarja tragjike në Gjermani

 ‘Alo, mami dhe babi po zihen’, fjalët paralajmëruese të djemve që babai shqiptar i qëlloi për vdekje me plumb në kokë! Detaje të rënda nga ngjarja tragjike në Gjermani

Fëmijët

“Alo, mami dhe babi po zihen,”, këto ishin fjalët nga zëri i frikësuar i një fëmije në mars të 2020, që paralajmëronin një ngjarje të rëndë që nuk vonoi të vinte. Këto ishin fjalët e njërit prej djemve të Flamur R., 44-vjeçarit që qëlloi me plumb në kokë 2 fëmijët e tij, plagosi rëndë gruan  dhe vrau veten në Gjermani.

Sipas mediave vendase, djemtë e familjes që përgjakën ditët e festave në Gjermani i kishin telefonuar policinë në mars të vitit 2020, pasi mes prindërve kishte pasur një sherr të dhunshëm.

Ngjarja tronditëse u regjistrua një ditë pas Krishtlindjeve, ndërsa mësohet së nëna e dy fëmijëve që humbën jetën është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në spital.

Duke folur për mediat lokale, fqinjët treguar se fëmijët ishin shumë të lumtur.

 “I pashë një ditë më parë. Fëmijët ishin gjithmonë të lumtur. Dhe tani humbin jetën për Krishtlindje,” tha një grua.

Gazeta BILD shkruan që së fundmi se familja shqiptare kishte pasur probleme edhe në të shkuarën. Flamuri kishte kërcënuar të afërmit që e kishin raportuar në polici.

Megjithatë pasi u morën në pyetje, familja nuk shfaqi probleme. Një burim tha se autoritetet nuk gjetën asnjë të dhënë për rrezik për mirëqenien e fëmijëve.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK