Të jesh një person publik do të thotë të jesh në qendër të vëmendjes shumicen e rasteve.
Por jo çdo person vip e pranon idenë që në çdo moment të ndiqet nga kamerat apo nga paparacët.
I tillë ka qenë rasti i garuesit të njohur të “Formula 1”, Fernando Alonso, i cili nuk ka pranuar që ta fotografojnë së bashku me partneren e tij, Dasha Kaputsina.

Madje ai ka bërë një gjest jo të mirë ndaj paparacit Jordi Martin, duke i thyer telekamerën me vlerë 6000 euro.
Ky i fundit e ka akuzuar Fernandon se ka ushtruar agresion ndaj tij, në momentin që ai ka tentuar ta fotografojë kur po dilte nga hoteli në Barcelonë.
Fotografi ka postuar një shkrim në rrjetin social Twitter ku ka treguar për ndodhinë e pakëndshme me ferraristin.

Ai gjithashtu është shprehur se Alonso duhet të mësojë të respektojë mediat pas këtij denoncimi.
“Qetësohu pak, vetëm një foto me të fejuarën tënde shkrepa. Nuk bëra asgjë më tepër”, ka shkruar Martin në rrjetin social.
Nuk është hera e parë që Alonso reagon impuslsivisht ndaj mediave, sidomos atyre spanjolle, të cilat janë mjaft të interesuara për të njohur jetën e tij private.
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com