Alpinisti nga Kosova rrëzohet në Majën e Thatë në Valbonë, humb jetën! Kërkohet ndërhyrja e helikopterit

Alpinisti nga Kosova rrëzohet në Majën e Thatë në Valbonë, humb jetën! Kërkohet ndërhyrja e helikopterit

Një alpinist nga Kosova raportohet se është rrëzuar në Alpet shqiptare. 

Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Maja e Thatë Valbonë. Sipas informacioneve të policisë dyshohet se alpinisti ka humbur jetë.

"Më datë 26.07.2024, rreth orës 17:10, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se 1 shtetas kosovar, në vendin e quajtur "Maja e Thatë", Valbonë, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rënë nga një lartësi dhe dyshohet se ka humbur jetën.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, janë nisur drejt adresës së dhënë, së bashku me grupin e Emergjencave Civile të Tropojës.

Për shkak të terrenit të  thepisur malor është  kërkuar ndërhyrja me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit kosovar nga zona ku ka rënë, thuhet në njoftimin e policisë.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve! Pamjet me dron

Vlorë/ Vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve! Pamjet me dron