Alpinistja rrëshqet dhe thyen këmbën në Malin e Tomorrit, shpëtohet me helikopter

Alpinistja rrëshqet dhe thyen këmbën në Malin e Tomorrit, shpëtohet me helikopter

Foto nga vendi ku ndodheshin alpinistët në momentin e incidentit

BERAT - Një alpiniste u plagos sot në Malin e Tomorrit, pasi rrëshqiti gjatë ngjitjes në një zonë të thepisur dhe për pasojë theu këmbën.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në afërsi të Çesmës së Tarikos, ku e reja ndodhej me një grup prej 4 personash që kishin shkuar nga Librazhdi për të eksploruar Malin e Tomorrit., 

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se një helikopter i Forcave të Armatosura ia doli të evakuojë alipinisten e aksidentuar duke e transportuar drejt Spitalit. 

"Operacion i vështirë por djemtë tanë ia dolën të evakuojnë alpinisten e aksidentuar në malin e Tomorrit, në lartesinë 7000 ft dhe në kushtet e shikimit të kufizuar. Bashkëpunim i shkëlqyer i pilotëve të Forcës Ajrore me grupin e mjekëve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore", shkroi ministrja në rrjetet sociale duke shpërndarë foto nga operacioni i shpëtimit. 

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 19/01/2020 23:18

    Ashtet pegen alpinistja per pordh maj te malit ne te semes te vej po ngriheni njeher elikopterin per keta qe vdesin nga infrktet neoer qytete qe ska me ca te vin tiran plera vetem per shou soigalet e shqiperis copa skan nje konorare te bejn plera qe mos gjenqi vend varri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen