Ashtu si çdo vit, festa Abaz Aliut ka mbledhur këtë të premte mijëra pelegrinë në Teqenë e Kulmakut që ndodhet në Malin e Tomorit, në lartësinë 2400 metra mbi nivelin e detit.
Bektashnjtë iu drejtuan vendit që e cilësojnë të shenjte ashtu siç është bërë tashmë traditë, ndonëse këtë vit jo shumë të favorizuar për shkak të stuhive dhe kushteve atmosferike.
Pelegrinët e parë fillojnë të ngjisin Malin e Tomorrit në datën 20 gusht, ndrsa festa vijon deri në datë 25. Dita kulmore është 22 gushti, kur besimtarët ndezin qirinj dhe luten dhe pranë varrit të Abaz Aliut e në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten e familjen.
Malin e Tomorit e vizitojnë jo vetëm banorët e zonës, por edhe mijëra besimtarë të tjerë nga gjithë Shqipëria. Mali i Tomorit, për bektashnjtë konsiderohet i shenjtë, pasi prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed.
Peligrinazhi në malin e shenjtë është një ritual i përvitshëmiI cili menaxhohet nga këshilli teqes me në krye Baba Mondin, ndërsa e gjithë infrastruktura është në gadishmëri për besimtarët.
Komente











Në shënj mirësie,bëjnë kurban nji qēngj për familjen e vet.Me mijra pelegrin, me mijra qëngj të therur.Boll me këtē kasaphane që po beni,duke therur gjithë këto kafsh të pa fajshëm.ç'far tmerri përjetojnë këto kafshë ,kur shikojnë të theren të tjerët para syve të tyre.
PërgjigjuE mo bektashinj <<i late>> mekatet duke therrur e masakruar qengjat?! Po super mekatin e masakrimit te kafsheve te pafajshme si do t'a lani?!
Përgjigju