Altin Dumani, i guximshëm mes guximtarëve!

Altin Dumani, i guximshëm mes guximtarëve!

Kreu i SPAK, Altin Dumani

Altin Dumani, meriton vlerësime që mori guximin të kandidonte për kreun e SPAK, në një moment shumë të rëndësishëm! Të pranosh të kandidosh e të drejtosh një nga institucionet më të rëndësishme të luftës ndaj krimit e korrupsionit në një vend si Shqipëria është çështje guximi,  idealesh dhe po ashtu siç deklarojë vetë Dumani është edhe çështje pasioni për t'i shërbyer drejtësisë!

Pritshmëritë kanë qenë e mbetet të mëdha në lidhje me sukseset e Spak, por suskesi i këtij të fundit nuk është çështjesh pritshmërisë popullore, por as nuk është e nuk mund të jetë çështje hatër mbetje politike! Suksesi në drejtësi e në një vend si Shqipëria e përfshirë në një reformë "revolucionare", është edhe falë një procesi që don kohën e tij!

Vetë SPAK  e kam konsideruar si një institucion "ad hoc" me dy faza:

- Mandati i parë tre vjeçar i  Krajës ishte më shumë i domosdoshme për themelimin, ringritjen e tij e po ashtu, le të themi për vendosjen në binar një sistemi krejt të ri në metodikë dhe format

- Faza e dytë është kjo e Dumani e cila tashmë pritet të jetë faza operative dhe me siguri me pritshmëri të mëdha!

Spak ka dhënë sinjale të qarta për të krijuar një standard të ri në hetimin e me siguri suksesi do të varet nga pavarësia e tij, nga metodika, mbështetja e ndërkombëtarëve e sidomos e SHBA, por edhe nga skuadrat që të ndërtohen për çështje të korrupsionit të madh! Suksesi i prokurorit Falcone, nuk ishte vetëm fal idealit për drejtësinë, por falë një eksperience që kishte akumuluar ndër vite, data base të hetimeve që kishte ndjekur e skuadrës që krijoi rreth vetës! Dumani, ka një trashëgimi të mirë profesionale, një pasion për t'i shërbyer drejtësisë, por shpresoj të ketë edhe një skuadër në lartësinë e nevojshme! Sukseset do të jetë çështje kohe e koha është me shqiptarët!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë