Kreu i SPAK u pyet nga deputeti i PD, Besart Xhaferri, nëse kanë nisur hetime nga SPAK për bashkëpunim të krimit të organizuar në Serbi dhe Mal të Zi me krimin e organizuar shqiptar për trafikim të lëndëve nartkotike.
Dumani konfirmoi se krimi i organizuar shqiptar bashkëpunon me krimin e organizuar në Serbi dhe në Malin e Zi kryesisht në trafikimin e kokainës. Ai tha se me këto vende është thelluar bashkëpunimi për të luftuar krimin e organizuar.
Vizita ime në Malin e Zi në prokurorinë atje, ka qenë një ndër të mirat që kanë realizuar. Se çfarë është biseduar në këto takime ne kemi bërë një komunikim me median dhe s’mund të them asgjë më shumë se ajo që është thënë në media. Ne kemi një bashkëpunim të mirë me prokurorinë e Malit të Zi dhe atë të Kosovës. Me Malin e Zi kemi bashkëpunim të mirë me hetime paralele dhe shkëmbim informacioni. Krimi i organizuar shqiptar bashkëpunon me krimin në Mal të Zi dhe me atë serb dhe mënyra më e mirë për ta luftuar është bashkëpunimi. Vizita e kryeprokurorit të posaçëm serb ishte nevojë për të bashkëpunuar sepse para këtij takimi bashkëpunimi ishte sporadik, ishte nevojë sepse krimi i organizuar shqiptarë bashkëpunon me atë serb për trafikimin e kokainës. Kemi vendosur bashkëpunim konkret për luftën kundër krimit të organizuar’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Dumani pyetet për Ballukun: Çështje në hetim! 71 persona në ‘sitën’ e SPAK për 3 inceneratorët! Unë nuk dorëzohem, s’ka të paprekshëm (VIDEO)











