Altin Dumani zgjidhet zëvendësdrejtori i Prokurorisë së Posaçme (SPAK)! Votohet unanimisht nga kolegët

Altin Dumani zgjidhet zëvendësdrejtori i Prokurorisë së Posaçme. Vendimi është marrë ditën e djeshme në mbledhjen e prokurorëve të SPAK, të cilët e propozuan kolegun e tyre unanimish. Dumani është zgjedhur për një mandat 2-vjeçar. 

Po kush është Altin Dumani? Në moshë 47-vjeçare, Altin Dumani vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit. Ai është lindur në Shupenzë të Dibrës, dhe njihet si “prokurori i pakompromis”. Ai është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror,  në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë, ndërsa sot është kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda.  Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000, një post sipas Dumanit që u refuzua nga shumë të tjerë për shkak të çështjeve problematike atje. Ai bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008. Ndërsa që prej momentit kur është zgjedhur anëtar i SPAK ka hetuar çështje shumë të nxehta të krimit dhe korrupsionit. 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 0000: 11/06/2022 11:32

    Po lidhja me Nuredin Dumanin?apo vari lesht!

    Përgjigju
  • Drita: 11/06/2022 11:03

    Respekt Zoti Dumani, e kaluar e ndritur qendro keshtu edhe ne te Ardhmen te uroj shumë Suksese Kriminelet duhen wene ne Pranga.

    Përgjigju
  • Meti: 11/06/2022 10:24

    Emrimi i e Prokurorit Altin Dumanit si zëvendes N/Kryetare i SPAK-ut, mendoj se do ti jape impulse luftes kunder krimit te organizuar e korrupdionit i cili eshte bere shume i fuqishem dhe i sofistikuar me mbeshtejen e shume zyrtarve te larte... Urime e Suksese.

    Përgjigju
  • Marian Laca: 11/06/2022 10:02

    Vetem spaku ska Çfare ben i vetem. Po gjithe ajo polici po gjithe ata opgj qe rrine kot e marrin rrogat. Gazheli me dogane dhe shume gazhele te tjere po bejne kerdine. Vjedhin dhe grabisin pa meshire. Me dijeni dhe bekimin e Ramushit spurdhjak.

    Përgjigju
    • @marin: 11/06/2022 11:41

      SPAKU rriga 3 milion polici ne 300 mije. Dhe kush e ka pas ne mend s’ka pse rrezikon veten kot

  • Rrufepritesi i Metes ne SPAK: 11/06/2022 09:51

    Urime zotit Altin Dumani per perzgjedhjen e tij si n/kryetar i Spakut.Ai e meritonte te ishte zgjedhur kryetar qe ne fillim per mendimin tim,duke patur parasysh dhe kurrikulumin e tij,por lobimi per Krajen sic duket ishte shume i fuqishem.Megjithate te shpresojme qe se shpejti miku i Metes e gjitoni i tij ne Lalez te largohet qe aty dhe te kete nje njeri qe te marre seriozisht faktet e deshmite kunder Berishes e Metes e te filloje procedimin ndaj tyre,duke mos qene i kapur apo i frikesuar nga emri i tyre!Kjo do te rikthente besimin e shumices se shqiptareve tek ky organ,sepse deri tani besimi i njerezve qe aspirojne rivendosjen e drejtesise ndaj kapove te krimit e korrupsionit ne kete vend nga Spaku po shkon me shpejtesi drejt zeros.Edhe denoncimi i fundit i zotit Valteri do kete te njejtin fat si sulmi live ne TV i Berishes ndaj selise se PD-se...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit