ALUIZNI: Ja 161 familjarët që kanë gati lejet e legalizimit

ALUIZNI: Ja 161 familjarët që kanë gati lejet e legalizimit

Banesa të ndërtuara në zona informale

TIRANE - ALUIZNI publikon listën me 161 pronarët që kanë gati lejen e legalizimit në zonën rurale të Tiranës. Agjencia e Legalizimeve do të ndjekë në vijim procedurën për pajisjen e tyre me certifikatën e pronësisë. Në listën e parë figurojnë emrat e kryefamiljarëve, të cilët kanë më shumë se një objekt të ndërtuar pa leje. Ata duhet të përzgjedhin dhe të noterizojnë deklaratën e tyre se cilin nga këto objekte kërkojnë të legalizohet. Pas kësaj, do të vijohet me dorëzimin e lejes. Ndërkohë, në listën e dytë paraqiten emrat e familjarëve të cilët kanë gati lejet e legalizimit. 

Procedurat për marrjen e tapisë janë ndjekur nga ALUIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë, por përfituesit duhet të shkojnë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të aplikojnë për tapinë. Qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesin të legalizimit, por gjithë procedura vijuese për regjistrimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të bëhet nga Agjencia. pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkese me shkrim.

( Kliko këtu ) për listën e plotë me emrat

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë