ALUIZNI, PD: Lame shkeli ligjin
bëri hotelin pronar të truallit‏ -PDF

TIRANE- Partia Demokratike i kërkoi sot kreut të ALUIZN-it të sqarojë vendimin e marrë më 14 shkurt sipas të cilit i ka dhënë Hotel Diplomatit 372 metra katrorë tokë, duke i hequr të drejtën e pronësisë një familjeje tiranase.

 “Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame i ka dhënë Hotel Diplomatit 372 metra katrorë tokë, sikur në këtë sipërfaqe të kishte një ndërtim pa leje.  Ndërkohë që në këtë truall, që nuk është pronë e hotelit, nuk ka asnjë ndërtim pa leje. 

Me këtë leje legalizimi nr 115100, Artan Lame i ka kaluar në pronësi Hotel Diplomatit 372 metra katrorë, që është sipërfaqja që rrethon këtë hotel”, denoncoi sot PD përmes një njoftimi për shtyp të zëdhënëses PD-së, Silvi Bardhi.

Sipas PD-së Hotel Diplomati ka bërë kërkesë për të legalizuar vetëm një shtesë kati, ndërsa Lame “është treguar më i dashur dhe më bujar se sa duhet duke i falur hotelit edhe 372 metra katrorë truall në mes të Tiranës.”

“Kjo është një shkelje e rëndë, një veprim qartazi korruptiv dhe në kundërshtim me ligjin. Lame ka bërë kalim pronësie trualli, duke mos pasur asnjë ndërtim në të, “ nënvizon PD duke venë në dispozicion të medias vetëdeklarimin me formularin A1 dhe jo me formular A të këtij subjekti. 

Jo vetëm kaq PD thotë se kreu i ALUIZN-it  ka dhuruar “sipas interesave të tij” 70 metra katrorë që takojnë një familjeje Tiranase, duke i hequr të drejtën e pronësisë kësaj familje.

Bardhi e mbyll deklaratën duke i kërkuar Lames sqarime për atë vendim që e quan abuziv.

Denoncimi për Artan Lamen

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi

Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi