Konfirmohet zyrtarisht largimi i mbrojtësit brazilian Dani Alvesh nga Barcelona për edicionin tjetër. Mbrojtësi e ka sqaruar të ardhmen përmes një konference shtypi pas triumfit në kampionat dhe në prag të finales së Kupës dhe Champions League.
“Kemi dy finale përpara për të luajtur dhe dua t’i fitoj të dyja jam i përfshirë 200%. Jam tërësisht i përqendruar. Por sa i përket klubit, jam i përfshirë vetëm 10%. Presidenti e di çfarë duhet të bëj, nëse do që unë të qëndroj.
Deri para 6 muajsh nuk donin të më rinovonin kontratën. Por kur erdhi vendimi i FIFA-s, i cili u ndalonte të bënin blerje në merkato, erdhën dhe më kërkuan të firmosja, e për më tepër me kushtet e tyre. Megjithatë, bazuar mbi gjithçka kam dhënë për Barcelonën, besoj se meritoj më shumë respekt. Këtu nuk e kam fjalën për para”, është shprehur mbrojtësi brazilian.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com