'Alvin drejt përqafimit me babain'/ Conte: Histori që të mbush zemrën me lumturi! Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me Ramën

Shpëtimi i 11-vjeçarit Alvin Berisha nga kampi Al Hol në Siri erdhi pas bashkëpunimit të autoriteteve italiane me ato shqiptare. Për të janë angazhuar edhe policia speciale dhe forcat karabiniere italiane. Kështu ka deklaruar kryeministri italian Giuseppe Conte në një reagim për realizimin me sukses të këtij operacioni. Ai ka treguar se gjatë gjithë kohës ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me kryeministrin Edi Rama, ndërsa e ka quajtur historinë e Alvinit një ngjarje që të mbush zemrën me lumturi. Conte shkruan se tashmë Alvin do të jetë në gjendje të jetojë fëmijërinë e tij larg bombave dhe luftës.  

Ndërsa kryeministri Edi Rama është shprehur se përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:43
Lirimi i Alvin Berishës nga kampi Al-Hol në Siri/ Conte: Në orët e ardhshme do të përqafohet me babain e tij në Itali

1571123161_1570815874CONTE.jpg

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka reaguar lidhur me shpëtimin e Alvin nga kampi Al-Hol në Siri. Conte thotë se në orët e ardhshme Alvin do të bashkohet me babain e tij në Itali. Ai shprehet se e ka ndjekur këtë ngjarje dhe ka qenë vazhdimisht në kontakt me kryeministrin Edi Rama. Conte zbulon se për aksionin janë angazhuar forcat e Karabinierëve italianë.

"Kthimi i Alvinit në shtëpi është një nga ato histori që ju mbush zemrën me lumturi. Fëmija shqiptar, për vite me radhë në një kamp refugjatësh në Siri, në orët e ardhshme më në fund mund të përqafohet nga babai i tij i cili po e pret në Itali.

Kjo është arsyeja pse unë shpreh falënderimet e mia të përzemërta për të gjithë autoritetet italiane dhe shqiptare, për organizatat humanitare, që kanë bashkëpunuar për këtë operacion kompleks, në një zonë aq të vështirë sa ai sirian. Faleminderit edhe për ato media që kthyen në qendër të vëmendjes historinë e Alvinit të vogël.

Qeveria italiane ka bërë gjithçka që është e mundur për lirimin e tij. Unë personalisht ndoqa këtë ngjarje, i informuar vazhdimisht dhe në kontakt me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Një sukses i jashtëzakonshëm jo vetëm i diplomacisë por mbi të gjitha i bashkëpunimit ndërkombëtar, falë rolit të çmuar të luajtur nga Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe dhe ndërhyrja vendimtare e policisë speciale dhe departamenteve të karabinierëve.

Më e keqja për Alvin tani është pas tij, në pak orë ai do të jetë i lirë. I lirë të jetë në gjendje të jetojë fëmijërinë e tij, të jetë në gjendje të luajë përsëri, të imagjinojë dhe të ndërtojë të ardhmen e tij. Pa kufizime dhe larg bombave, luftërave, fanatizmit", shkruan Conte.

Ora 11:19
Rama: Alvini po kthehet në shtëpi, vijojmë përpjekjen për nxjerrjen e të tjerëve nga kampi

1573131777_lleshaj.jpg

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të Alvinit me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, që prej një jave ndodhet në kufirin sirian në kuadër të operacionit të shpëtimit të 11-vjeçarit. Vogëlushi shqiptar, thotë Rama, do të pajiset me dokumentet e nevojshme dhe më pas do të fluturojë drejt babait në Romë. Kreu i qeverisë shqiptare shprehet se përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin.

Postimi i kryeministrit Rama
• Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentat e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë

• Një falenderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane

• Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm

• Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin...

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjyqtari: 08/11/2019 10:46

    Nje bravo e madhe per te gjitha strukturat qe bene te mundur shpetimin e Alvin.Pjesa me e veshtire vjen tani qe do perballet me realitetin pasi ka nevoje per asistence pas gjithe traumave qe nena I shkaktoi. Uroj qe jeta e tij nga sot e tutje te jete e mbushur me lumturi e sukses.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive