Alvogen rrëzon deklaratat
e deputetes Albana Vokshi

Alvogen rrëzon deklaratat<br />e deputetes Albana Vokshi
Kompania farmaceutike Alvogen, duke reaguar ndaj deklaratës së deputetes së PD-së Albana Vokshi sqaron opinionin publik dhe në veçanti pacientët që kanë besuar dhe përdorur produktet e saj se ka një keqinterpretim dhe nxitje për panik për produktin Desloratadine Alvogen 5 mg.

"Duam tju bëjmë me dije dhe tju sqarojmë se kjo procedurë nuk ka aspak lidhje me efikasitetin dhe sigurinë e barit por vetëm me anën proceduriale të kompletimit të informacionit në dosjen e barit. Çdo kompani si pjesëe procedurës së marrjes së të drejtës së marketimit të produktit në një apo disa tregje duhet të plotësojë dokumentacionin me të dhëna laboratorike dhe studimore.Bazuar në këtë rregullore Alvogen ka aplikuar dhe ka plotësuar dokumentacionin me të dhëna laboratorike dhe studimore mbi Desloratadinë Tablete 5 mg nëqendrën GVK- BIOSCIENCES në HYDERABAD, Indi.

Në Janar 2015, Agjencia franceze e mjekësisë ANSM në njëproces inspektimi vërejti parregullsi në raportimin e të dhënave nga kjo qendër dhe për këtë arsye nuk e akreditoi. Nisur nga kjo në raportin e saj drejtuar EMA-s sugjeroi që të kërkohet pezullimi i marketimit të produkteve të cilat tëdhënat laboratorike dhe studimore i kishin bazuar nëtë dhënat nga kjo qendër.Si rezultat nga rreth 1000 dosje të regjistruara në EU nga kompani të ndryshme me dokumentacion nga kjo qendër, 300 u quajtën të rregullta, pasi kishin dokumentacion plotësues, kurse për pjesën tjetër ula një periudhë12 mujore për plotësimin e dokumentacionit.Në 17 Korrik 2015 komisioni I parlamentit europian vendosi që t’ju rekomandojë DHE JO NDALOJË  Mbajtësve të Autorizimit për Tregtim në shtetet përkatëse të shikojnë mundësinë e pezullimit të tregtimit të produkteve që kishin dokumentacion të bazuar në qendrën GVK- BIOSCIENCES ne HYDERABAD, Indi bazuar kjo edhe në nevojat e tregut për barin përkatës dhendërkohë tu kërkohej kompanive që brenda një periudhe 12 mujore të paraqisnin dokumentacion plotësues me studim bioekuvalence në një nga vendet e EU.

Vlen të përmendet se Komisioni parlamentar europian deklaroi se në asnjë rast nuk ka dyshime në lidhje me efikasitetin apo sigurinë e barnave por me dokumentacionin.
Kompania Alvogen deklaron se për barin Desloratadine 5 mg, e drejta e marketimit të barit në Bullgari (vendi referent I barit) është e vlefshme dhe nuk është pezulluar asnjëherë.

Në Shtator 2015 AKBPM duke vlerësuar sugjerimin e komisionit parlamentar, vendosibllokimin e tregtimit në Shqiperi tëDesloratadine alvogen tabletë5 mg deri në plotësimin e dokumentacionit përkatës nga kompania bazuar në Agjensinë homologe Bullgare.

Alvogen është vlerësuar si kompania më e mirë Xhenerike (EMEA region) për vitin 2015, çmim ky i cili iështë dhënë kompanisë në eventin botëror CPHI 2015 Spanjë.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vjosa Osmani takon Hillary Clinton, e falënderon për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës

Vjosa Osmani takon Hillary Clinton, e falënderon për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës