AMA, anëtari Bregu bojkoton
mbledhjen: S'ka kuorum ligjo

AMA, anëtari Bregu bojkoton<br />mbledhjen: S'ka kuorum ligjo
TIRANË - I ftuari i ditës në “A1 Report” ka qenë Zylyftar Bregu, anëtari i AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive). Ai ka shpjeguar se e ka bojkotuar mbledhjen e fundit të institucionit ku punon në lidhje me procesin e dixhitalizimit, pasi AMA nuk ka kuorumin e duhur të anëtarëve për të marrë vendime e zhvilluar procesin.

“Në rendin e ditës nga 20 pikat, 9 pikat e para bënin fjalë për dixhitalizimin e medias në Shqipëri, gjë për të cilin ka debat dhe unë kam pasur një qëndrim. Nuk mundet që një proces si dixhitalizimi ta bëjë Autoriteti i Mediave Audio-vizuale, i bojkotuar nga PS. AMA duhet të presë plotësimin e saj me anëtarë. Në AMA sot janë 3 përfaqësues nga PD, unë nga LSI dhe Gent Brahimi, të cilit i ka mbaruar mandati në shtator 2012", ka thënë Bregu, duke shtuar edhe që kryetari dhe nënkryetari i saj vijojnë të jenë nga opozita aktuale.

Bregu ka shpjeguar se nuk ka dhënë dorëheqjen, të cilën e jep në Kuvendin e Shqipërisë, i cili i ka dhënë mandatin, por thjesht e bojkotoi. "Vendimin e mora pasi dëgjova apelin e Mark Markut dhe Alfred Dalipit, të cilët i apeluan kryetares së AMA-s të mos e vijojë mbledhjen me këtë përbërje të AMA-s", vijoi më tje Bregu. Ai ka kujtuar që "edhe gjykata e ka pezulluar AMA-n të vijojë me procesin". "Me largimin tim AMA nuk ka marrë kuorumin, pasi mbeten vetëm 3 vetë".
 
"Zonja Bushati vazhdon me këmbëngulje të vijojë procesin dhe pas apeleve dhe kritikave që ka marrë edhe nga ndërkombëtarë, si përfaqësuesja e OSBE, e cila kritikoi AMA-n si organ të politizuar. Vijon me argumentin se "e detyron ligji". Ligji që ka hyrë në fuqi në prill ka disa kritere, që dixhitalizimi duhet të përfundojë në 2015, por më e rëndësishme se afatet të jetë një kornizë e duhur përfaqësimi".

"Nuk dua që asnjë akt nënligjor mos e diskutojë me këtë përbërje. Para se të kujdeset për të miturit të kujdeset për të rriturit, që i shkarkon nga puna dhe fitojnë gjyqet dhe pagat e tyre i paguan publiku".
 
"Po ku jemi me dixhitalizimin e medias elektronike?", ka pyetur gazetarja Eriona Rusi. "Jemi shumë mbrapa. Ne ende s’kemi filluar procesin e dixhitalizimit. Pse? Arsyet janë të shumta. Që nga fakti që AMA s’ka qenë e plotësuar. Nuk është mirë të jemi njollë e Europës për këtë aspekt", thotë Bregu.
 
Por si do të plotësohet? "Plotësimi i AMA-s i takon ligjvënësit. Nga informacionet informale që kam thuhet se AMA do të plotësohet. Se si? Do plotësohen vendet vakante apo riformatim nga e para? Kjo ka vend për diskutim", thotë Bregu., duke shtuar se "ky është prioritet i Kuvendit dhe nga java tjetër do fillojnë të merren me AMA-n".
 
Do kemi kohë të plotësojmë kushtet e vëna nga BE? "Po", u përgjigj Bregu.

A mos duhet një AMA jo e politizuar? "Është formula më e mirë për Shqipërinë. Ka vend që secili prej anëtarëve të funksionojë me integritet për të bërë një punë të mjaftueshme", mbylli bisedën Bregu.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike