TIRANE- Muaji shtator që përkon edhe me fillimin e sesionit të ri parlamentar do ta detyrojë mazhorancën që të ulet në bisedime me opozitën përshkak se tri ligje kërkojnë konsensusin e opozitës. Ky bashkëpunim nuk duhet përshkak të numrit të votave që duhen për ta miratuar por për të plotësuar procedurën e miratimit të ligjve. Konkretisht vendimi i parë që ka mbetur pezull dhe që kërkon bashkëpunimin e opozitës është plotësimi i vendeve vakante në Bordin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.