Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Bushati konfirmon këtë teksa thekson se pjesë e bisedës me Mijatoviç, ishin hapat që qeveria shqiptare duhet të ndërmarrë për të përmbushur reformë rregullatore të medias në vendin tonë.
“Sapo zhvillova një telefonatë me Dunja Mijatoviç. Harmonizim i pikëpamjeve mbi hapat e nevojshme për të përfunduar reformën rregullatore të mediave në Shqipëri.” shkruan Bushati
Had a phone call with @OSCE_RFoM. Alignment of views on steps needed to complete media regulatory reform in #Albania
— Ditmir Bushati (@ditmirbushati) October 13, 2014
Nga ana e saj, OSBE ka shprehur vullnetin për të asistuar vendin tonë, sa i përket lirisë së medias në Shqipëri.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)